Shqipëria

Viti i ri akademik larg auditorëve, ministrja e Arsimit: 'S'është vendim i lehtë, por i imponuar'

Shkruar nga Anabel

1 Nëntor 2020

Viti i ri akademik larg auditorëve, ministrja e Arsimit:

Nesër, (2 nëntor) nis viti akademik, por ndryshe nga vitet e tjera, studentët nuk do t'i rekthehen auditorëve. Për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, arsimi i lartë do të kryhet onloine, për të paktën 1 muaj.

Përmes një mesazhi në Facebook, mininstrja e Arsimit, Evis Kushi tha se një vendim i tillë s'ka qenë i lehtë, por i imponuar nga situata. Ndër të tjera, ajo i siguroi studentëve që mësimdhënia do të zhvillohet pa ndërprerje.

"Komiteti i Ekspertëve ka propozuar së fundmi, që të paktën muajin e parë, mësimi të zhvillohet në distancë, pra “online”, në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e virusit. Një vendim aspak i lehtë ky, i imponuar nga ecuria dhe dinamika e pandemisë, por që fatmirësisht i ka gjetur universitetet tona të përgatitura që më herët në mënyrë që mësimdhënia të nisë dhe të zhvillohet pa ndërprerje.

Nga takimet e realizuara kohët e fundit me drejtuesit e universiteteve, jam informuar që janë marrë të gjitha masat e nevojshme që të kemi një nisje optimale në këtë fillim-viti akademik. Më vjen mirë që çdo universitet ka tashmë gati metodën e tij specifike të “mësimit të kombinuar”, si “online”, ashtu edhe në auditore kur kjo të jetë e mundur, në respekt të plotë të masave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale."

Ndërkohë, nga ana tjetër rektori i Universitetit të Tiranës deklaroi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mësimit online si për studentët ashtu dhe për stafin pedagogjik. 

Sipas tij, platforma me të cilën do të zhvillohet mësimi është e përcaktuar, mjafton që studentët të regjistrohen duke ndjekur udhëzimet përkatëse.

Burimi: Abc News