Aktori dhe regjisori i njohur, Koço Devole prej më shumë se 10 ditësh është duke luftuar me Covid-19, por sipas Balkan Web, që prej mbrëmjes së djeshme, gjëndja e tij shëndetësore është është rënduar.
Po i njëjti burim, bën me dije se aktori është futur në intubim dhe sipas mjekëve gjendje e përkeqësuar erdhi si pasojë e sëmundjeve bashkëshoqëruese nga të cilat vuan.
Devole është një nga figurat më të njohura të humori shqiptar. Përpos roleve të tij në telekomeditë: "Çanta me nje milion", "Oreksi i madh", "Mos shko o trim", "Pushime në Romë", etj, ka qenë skenarist i emisionit "Fiks Fare" dhe "Portokalli".
Përsa i përket gjendjes së pandemisë në vend, 24 orët e fundit kanë shënuar numrin më të lartë të viktimave. 9 persona kanë ndërruar jetë ndërsa janë shënuar 327 raste të reja me Covid-19.
Burimi: Balkan Web