Edhe nëse nuk keni parë qoftë dhe një seri, me siguri keni dëgjuar për "Emily in Paris". Seriali i ri i Netflix, u komentua aq shumë sa është e pamundur të mos zgjojë kuriozitetin e njerëzve për të parë ç'ndodh aty. Pas gjithë komenteve që lexoi online, aktorja Lily Collins (Emily) vendosi t'i përgjigjej me finesë, gjatë një interviste për Vogue Arabia.
Për kujtesë: Një pjesë e mirë e komenteve online ishin të tipit: "Eshtë serial i tmerrshëm, por unë do shoh çdo seri." "Emily in Paris" u kritikua për skenarin e dobët, për personazhet dhe gjithë steriotipizimeve që i bëhen Parisit dhe francezëve në film.
Çfarë mendon Lily për gjithë ç'është thënë?
"Aq sa zhgënjyese dhe zemërthyese të lexosh këto gjëra, është gjithashtu një dhuratë. Po ju lejohet të përmirësoheni!"
Sigurisht që aktores nuk i pëlqejnë komentet që ka dëgjuar gjatë gjithë kësaj kohe, por është mirënjohse për eksperiencën e "Emily in Paris", duke e quajtur eksperiencën më shpërblyese dhe të fuqishme.
Burimi: BuzzFeed