Lëvizja e fundit ligjore e Meghan Markle po i bind njerëzit se ajo është shtatzënë për herë të dytë me bashkëshortin e saj, Princ Harry-n. Po, ky është shumë informacion për t’u kuptuar nga një manovër ligjore, kështu që le ta shohim më mirë.
Në thelb, Meghan, kohët e fundit, i kërkoi gjykatës të shtyjë një datë të ardhshme për padinë e saj të privatësisë kundër Daily Mail, të cilën gjykata e dha si lajm këtë javë, duke u shprehur se shtyrja do të bëhet “për arsye konfidenciale”.
Gjyqi ishte planifikuar të fillonte në 11 janar, por të enjten, 29 tetor, gjykatësi Z. Justice Warby miratoi kërkesën e Meghan për të shtyrë gjyqin, i cili tani do të fillojë, jo më shpejt se 15 tetor 2021.
“Përfundimi im është që vendimi i duhur në të gjitha rrethanat është dhënia e miratimit”, tha Warby gjatë një seance paragjyqësore në Gjykatën e Lartë në Londër, sipas People. “Kjo do të thotë që data e vazhdimit të gjyqit 11 janar 2021, do të rivendoset për një datë të re në vjeshtë.”
Fakti që gjyqi u shty me pothuajse saktësisht nëntë muaj nuk i shpëtoi vëmendjes së shumë njerëzve.
Disa shkuan në Twitter jo shumë kohë pas publikimit të lajmit dhe dhanë teoritë e tyre:
“Meghan Markle është shtatzënë. Arsyetimi im për këtë është bazuar në shtyrjen me 9 muaj të gjyqit.”
Calling it now:
— Carly Ortiz-Lytle (@intlcarly) October 29, 2020
Meghan Markle is pregnant.
“Meghan Markle shtyu datën e gjyqit për në vjeshtë 2021 dhe njerëzit po spekulojnë se e bëri këtë ngaqë është shtatzënë. Kështu mendoj dhe unë.”
Meghan Markle requested that the trial against The Mail be moved to Autumn 2021 due to confidential reasons and people are speculating she’s pregnant. Not to be a womb watcher but I think so too ?
— Adaora (@MsAdaO) October 29, 2020
“Arsye konfidenciale... 9 muaj...mmm..çfarë tjetër kërkon 9 muaj?”
Confidential reasons why the delay was needed..... 9 months you say...... mmmmmmm...... what other thing takes 9 months? ? https://t.co/2wvX8wEf1w
— ????? ??? (@Murky__Meg) October 29, 2020
“Unë do filloj spekulimet. Meghan Markle mund të jetë shtatzënë.”
Ill start the speculation. Meghan Markle may be pregnant.
— elliott gorelick (@elgorelick) October 29, 2020
“Domethënë, Meghan Markle është prap shtatzënë?”
So Meghan Markle’s pregnant then? pic.twitter.com/oadCJwgIJb
— Michael Firth (@TechFirth) October 29, 2020
“Pra, jemi të gjithë dakord: Meghan Markle është shtatzënë. Një vonesë 9 muaj është shumë specifike.”
So are we all in agreement that #MeghanMarkle is pregnant! A nine month delay is an oddly specific time frame. At least the the UK taxpayers won’t have to pay another half a million pounds for a maternity wardrobe. #megxit
— Brittany Gadoury (@brittanygadoury) October 29, 2020
Burimi: Marie Claire