Karriera

Intervista pune: 7 truke të padukshme, që punëdhënësit përdorin për t’ju testuar!

Shkruar nga Anabel

2 Nëntor 2020

Intervista pune: 7 truke të padukshme, që punëdhënësit

#1 – Ju ofrohet një filxhan kafe për një arsye

Kohët e fundit testi "cup of coffee" po fiton popullaritet në mesin e punëdhënësve. Në fillim të intervistës, shefi e çon kandidatin në kuzhinë dhe u ofron atyre një filxhan kafe. Pas intervistës, punëdhënësi shikon me kujdes se çfarë do të bëjë kandidati me gotën/filxhanin: A do të pyesë se ku ta vendosë, thjesht do ta lërë në tryezë apo do ta çojë në kuzhinë.

Kreu i ndërmarrjes së zhvillimit të softuerëve të kontabilitetit "Xero Australia", Trent Innes, i cili krijoi këtë metodë, thotë se kjo hile flet shumë për karakterin e një personi dhe mënyrën e tij, më shumë sesa përgjigjet e tyre në pyetjet e intervistës. Kjo gjithashtu mund të tregojë se sa shpejt kandidati do të përshtatet në ekip. Vendimi më i mirë, në këtë rast, është ta çoni gotën në kuzhinë.

#2 – Shefi ju mban qëllimisht në pritje

Ju keni një intervistë në orën 9, por për disa arsye ju thuhet të prisni 10 minuta, më pas dhe 10 minuta të tjera e kështu me radhë.

Kjo hile mund të tregojë se sa emocionalisht i qëndrueshëm është kandidati në situata stresuese dhe se sa shumë e duan ata këtë pozicion pune.

#3 – Intervistuesi papritmas fillon të ulërasë

Ngritja e zërit, ulëritjet dhe ndonjëherë dhe përdorimi i fjalëve fyese (jo kundrejt jush), përbëjnë një mënyrë tjetër për të krijuar një situatë stresuese. Ekspertët ju këshillojnë të qëndroni të qetë dhe t’i përgjigjeni pyetjeve të tyre në vazhdim sa më qetësisht.

#4 - Intervistuesi bën një kërkesë të çuditshme dhe ju kërkon të hidheni nga dritarja

Një tjetër surprizë e pakëndshme për një punëkërkues mund të jetë fshehja pas një kërkese të çuditshme, si për shembull të hidheni nga dritarja.

Në këtë rast, punëdhënësi dëshiron të shohë aftësinë e kandidatit për të përdorur të menduarit "jashtë kutisë". (“out the box” thinking)

Ju mund të përdorni mënyrën vijuese për të dalë nga kjo situatë: Hipni në prag të dritares, por hidhuni në dyshemenë e zyrës ku po zhvillohet intervista.

Askush nuk sqaroi se ku duhet të zbrisnit, nëse “hidheni nga dritarja”.

Ose mund ta “trondisni": shefin, duke iu përgjigjur me një pyetje:

“Çfarë do përfitojë kompania nga hedhja ime?”

#5 – Punëdhënësi papritmas fillon të sillet në mënyrë të çuditshme (p.sh: nuk iu kushton vëmendje)

Një truk tjetër është kur intervistuesi fillon të sillet çuditshëm. Kandidati mund të injorohet nga intervistuesi, duke parë ekranin e kompjuterit apo duke iu përgjigjur një thirrjeje telefonike e duke lënë dhomën në mes të intervistës.

Ky truk bëhet për të parë se si kandidati do të ri-përqendrojë vëmendjen e punëdhënësit tek vetja ose çfarë mënyrash do të përdorë ai për të dalë nga kjo situatë.

#6 – Kandidati prezantohet me gjithë ekipin

Është e mundur që shefi t’i ofrojë kanditatit një shans për të komunikuar me kolegët e tij të mundshëm, pas intervistës. Kjo mund të ndodhë në zyra ose pas punës. Ky nuk është vetëm një gjest mirësjelljeje. Është mënyra e punëdhënësit për t’u njohur me mendimet e punonjësve të tij, në lidhje me kandidatin.

#7 – Shefit i bie stilolapsi në dysheme

Një provë tjetër që mund të ndihmojë punëdhënësin për të dalluar kandidatë të përgjegjshëm dhe dashamirës është të hedhë një stilolaps dhe të vëzhgojë reagimin e aplikantit.

Nëse kandidati përkulet instiktivisht dhe e merr stilolapsin, ka të ngjarë që ai të punësohet. Nëse kandidati tregohet indiferent dhe lejon intervistuesin ta marrë, ka të ngjarë që të mos punësohet. (Sigurisht, kjo nuk është tërësisht vendimtare.)

Burimi: Wiki Job, Quora, Bright Side