Chrissy Teigen zgjodhi mënyrën më të veçantë për ta patur gjithnjë me vete bebushin e ndjerë Jack. Së fundmi, Teigen zbuloi për ndjekësit në Instagram tatuazhin e fundit, një dedikim për të birin. Në Story-n e publikuar, dukej emri i bebushit shkruar në pjesën e brendshme të krahut.
Përveç tij, Chrissy ka nga një tatuazh për 2 fëmijët e tjerë, Luna dhe Miles si dhe një tjetër dedikuar bashkëshortit.
Chrissy dhe John e humbën fëmijën e tretë këtë shtator, në javën e 20 të shtatzënisë, si pasojë e hemoragjisë. Lajmin e humbjes së bebushit, Chrissy e tregoi përmes disa fotove dhe një dedikimi sa prekës aq edhe të komentuar.
Së fundmi, përmes një shkrimi Teigen ndau me njerëzit detaje nga jeta e saj pas humbjes së të birit, ku ndër të tjera tregoi sesi ja shpjegoi ngjarjen Luna dhe Miles.
- Chrissy Teigen flet për përvojën e dhimbshme dhe faktin se pse zgjodhi ta fotografonte
- Chrissy Teigen reagon për herë të parë pas humbjes së bebit
- Pas humbjes së fëmijës, John Legend i dedikon këngën e ndjerë Chrissy Teigen
- Chrissy Teigen postoi edhe pse e dinte ç’do të shkruanin njerëzit dhe kjo meriton respekt