Pushteti

Joe Biden është zyrtarisht president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shkruar nga Anabel

7 Nëntor 2020

Joe Biden është zyrtarisht president i Shteteve të Bashkuara

Mediat ndërkombëtare kanë deklaruar Joe Biden, si fitues të zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së.

“Joe Biden do të jetë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, pas fitores në Pensilvani”, shkruan CNN.

Pra, lajmi erdhi pas votimeve në Pensilvani, që shtynin epërsinë e Biden-it në atë shtet, me mbi 30.000 vota.

Disa media, përfshirë CNN, nuk e kanë përmendur ende Arizonën, duke treguar numrin aktual të votave elektorale si 273, por sidoqoftë, me ose pa Arizonën, Biden ka tejkaluar 270 votat elektorale, të nevojshme për të fituar presidencën.

Joe Biden është zyrtarisht president i Shteteve të Bashkuara
Rezultati aktual nga Associated Press (Ora 17:47)

Burimi: The Guardian, CNN