Pushteti

Fjalimi i Joe Biden dhe Kamala Harris pas fitores

Shkruar nga Anabel

8 Nëntor 2020

Fjalimi i Joe Biden dhe Kamala Harris pas fitores

Pasi u shpall fitues i garës presidenciale për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden mbajti një fjalim në Wilmington, Delaware.

“Jam krenar për koalicionin që krijuam bashkë dhe koalicionin më të gjerë dhe më të larmishëm në histori,” vuri ai në dukje. “Demokratët, republikanët, të pavarurit, konservatorët, të rinjtë, të moshuarit, urbanët, ruralët, homoseksualët, heteroseksualët, transgjinorët, të bardhët, latinët, aziatikët, amerikanët vendas. E kam me të vërtetë.”

Ndërkohë Kamala Harris pranoi pozicionin si zëvendëspresidente duke nderuar gratë që i hapën rrugën për momentin e saj.

“Mbrojtja e demokracisë kërkon luftë. Duhet sakrificë. Po ka gëzim në të. Ka zhvillim. Sepse ne, njerëzit, kemi fuqinë për të ndërtuar një të ardhme të mirë,” u shpreh ajo.

Fjalimi i Joe Biden dhe Kamala Harris pas fitores

Në një moment reflektimi, Harris kujtoi nënën e saj, Shyamala Gopalan Harris, e cila u largua nga shtëpia në Indi për në Kaliforni në vitin 1958, në moshën 19-vjeçare. "Ndoshta ajo nuk e imagjinonte këtë moment", tha Harris. "Por ajo besoi kaq thellë në një Amerikë ku një moment i tillë është i mundur."

"Ndërsa unë mund të jem gruaja e parë në këtë zyrë", u zotua Kamala, "por nuk do të jem e fundit, sepse çdo vajzë e vogël që po na ndjek sonte sheh se ky është një vend i mundësive".

Artikull i rekomanduar: 

Burimi: Guardian, New York Times