Pushteti

Vaksina e re: Donald Trump akuzon Pfizer se vonoi lajmin e vaksinës për t’i mohuar atij fitoren

Shkruar nga Anabel

10 Nëntor 2020

Vaksina e re: Donald Trump akuzon Pfizer se vonoi lajmin e vaksinës

Donald Trump, ditën e djeshme akuzoi Administratën e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, si dhe prodhuesin e barnave Pfizer se ata nuk e dhanë më parë njoftimin për një vaksinë kundër Covid-19, për t’i mohuar atij “një fitore të vaksinës, para zgjedhjeve”.

Komentet e tij erdhën pasi Pfizer dhe kompania gjermane e bioteknologjië BioNTech, njoftuan se vaksina e tyre kundër koronavirusit ishte më shumë se 90% efektive në provat klinike.

Në një seri postimesh në Twitter, Trump pretendoi se gjithmonë e kishte ditur se “Pfizer dhe të tjerët do ta shpallnin lajmin e një vaksine vetëm pas zgjedhjeve” dhe se Administrata e Barnave dhe Ushqimit duhet ta kishte njoftuar këtë më herët, “jo për qëllime politike, por për të kursyer jetë.”

Ai gjithashtu pohoi se vaksina nuk do të ishte në dispozicion “për katër vjet të tjera, nëse Joe Biden do të kishte qenë president”.

Trump nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimin e tij dhe komenti i tij mbi Biden ishte pavarësisht faktit se rezultatet e zgjedhjeve tashmë dihen.

Burimi: Scroll