Celebrity

Kujdestaria: Gjykata nuk pranon kërkesën e Britney Spears! Këngëtarja refuzon të performojë sërish

Shkruar nga Anabel

11 Nëntor 2020

Kujdestaria: Gjykata nuk pranon kërkesën e Britney Spears!

Kërkesa e Britney Spears për të hequr babanë e saj, Jamie Spears, nga kujdestaria është hasur me një pengesë të përkohshme nga një gjykatë në Los Angeles, e cila ka refuzuar aplikimin.

Jamie Spears ka qenë bashkë-kujdestar që prej vitit 2008, kohë kur këngëtarja pati probleme me shëndetin mendor. Ai u bë kujdestar i vetëm i saj në vitin 2019, kur avokati Andrew Wallet dha dorëheqjen. 

"Klienti im më ka informuar se ajo ka frikë nga babai i saj," i tha gjykatëses avokati i Britney Spears, Samuel D. Ingham III. "Ajo nuk do të performojë sërish nëse babai i saj është përgjegjës për karrierën e saj."

Sidoqoftë, në seancën në gjykatë, gjyqtarja Brenda Penny nuk pranoi të pezullojë Jamie Spears nga kujdestaria, megjithëse nuk përjashtoi mundësinë për të kërkuar në të ardhmen heqjen ose pezullimin e tij.