Një neurolog holandez, Dr. Jacob Jolij, bashkëpunoi në vitin 2015 me një markë britanike për pajisje elektronike për të studiuar melodinë për të kuptuar se cilat janë këngët që shkaktojnë më shumë lumturi te njerëzit. Jolij vuri në dukje (via Inc Magazine) se shija muzikore është subjektive, ndaj për të ishte e çuditshme të hulumtonte për këngët që shkaktojnë lumturi. Megjithatë në studimin e tij ai i kërkoi një grupi njerëzish që të paraqesnin shembuj të këngëve të tyre të preferuara, të cilat i bënin të ndiheshin mirë, për të kuptuar karakteristikat që gjenden te këngët që nxisin buzëqeshjen dhe lumturinë.
Dr. Jolij zbuloi se meloditë më të lumtura janë ato që janë pak më të shpejta se masatarja, të shkruara në një çelës kryesor, që lidhen me ngjarje të lumtura ose janë totalisht pa kuptim. Ai i ndërthuri këta faktorë në një formulë të vetme dhe kërkoi për hitet që përputheshin me modelin e "këngës së lumtur". Lista vijon:
10. Walking on Sunshine (Katrina & The Waves)
9. I Will Survive (Gloria Gaynor)
8. Livin' on a Prayer (Jon Bon Jovi)
7. Girls Just Wanna Have Fun (Cyndi Lauper)
6. I'm a Believer (The Monkees)
5. Eye of the Tiger (Survivor)
4. Uptown Girl (Billie Joel)
3. Good Vibrations (The Beach Boys)
2. Dancing Queen (Abba)
1. Don't Stop Me Now (Queen)