Emily Cooper do të vazhdojë të qëndrojë në Paris me shpresën se këtë herë do të ketë mësuar të flasë frëngjisht.
Netflix njoftoi se po vjen sezoni i dytë i “Emily in Paris’. Njoftimi vjen gati dy muaj pasi shfaqja u kthye në qendër të vëmendjes në internet, sidomos pas kritikave të francezëve. Sidoqoftë, seriali është një nga më të suksesshmit në listat e fundit të Netflix, ndaj sezoni i dytë nuk erdhi aspak surprizë.
Emily in Paris will return for Season 2! pic.twitter.com/QDOzpzjliz
— Netflix (@netflix) November 11, 2020
"Emily në Paris" ndjek Emily (Lily Collins), një vajzë ambicioze e njëzet e diçka vjeç nga Çikago, e cila papritur vendoset në Paris në një kompani luksoze marketingu. Ajo ka për detyrë të riformojë strategjinë e tyre të rrjeteve sociale dhe fillon një jetë të re në Paris mbushur me aventura dhe sfida.
Pas kritikave për stereotipet franceze, krijuesi i serialit, i cili gjithashtu është krijuesi i “Sex an the City” dhe “Younger”, Darren Star tha për Variety:
“Është një shfaqje amerikane dhe një përvojë amerikane për të qenurit në Paris. Mendoj se argëton të dyja kulturat.”
- Aktorja e 'Emily in Paris' i përgjigjet komenteve negative rreth serialit
- Blair Waldorf vs Emily Cooper: Kopje apo frymëzim?
- E urreni apo e pëlqeni ‘Emily In Paris’? Ç’thotë kjo për ju sipas psikologëve
- Emily shkoi në Paris, po ti? Zbuloje te ky quiz
- Pasi të zbuloni moshën e Emily nga ‘Emily in Paris’, seriali do ju duket edhe më i pabesueshëm!
- ‘E turpshme’: Pse seriali ‘Emily in Paris’ acaroi francezët
Burimi: Variety