Kinema & TV

Teksa prisni sezonin e 2 të ‘Emily in Paris’: 9 filma me influencë franceze që duhen parë!

Shkruar nga Anabel

12 Nëntor 2020

Teksa prisni sezonin e 2 të ‘Emily in Paris’: 9 filma me

Rregulloni beretat dhe bëni gati broshin e mëngjesit sepse ‘Emily In Paris’ rikthehet për një sezon të dytë.

Sidoqoftë, për shkak të kufizimeve të Covid, sezoni i dytë nuk do të vijë shumë shpejt dhe do të na duhet të presim pak.

Çfarë të bëjmë teksa presim?

Le të shohim ca filma dhe seriale të mirë që do ju bëjnë ta doni dhë më shumë Parisin, Francën, gjuhën dhe kulturën franceze.

Funny Face (1957) – Kjo komedi romantike muzikore “par-excellence” flet për një fotograf (Fred Astaire), i cili çon një punonjëse të ndrojtur të librarisë në Paris (Audrey Hepburn). Spoiler: Romanca vazhdon!

An American in Paris (1951) – Titulli i thotë të gjitha! Kjo komedi muzikore me siguri do t’ju bëjë të dëshironi të jeni në Parree (Paris, por me theks francez).

Charade (1963) – Një tjetër film me Audrey Hepburn në Paris. Si mund të mos të duash ta shohësh?

2 Days in Paris (2007) – Një njujorkez ndjek të dashurën e tij franceze në Paris, vendlindjen e saj, dhe mahnitet nga gjithçka. Një film i bukur, por pak i trishtë.

Before Sunset (2004) – Përsëri, një burrë amerikan dashurohet marrëzisht pas francezes Julie Delpy.

Passport to Paris (1999) – Binjaket Olsen flirtojnë me djem francezë dhe përjetojnë aventurat më fantastike në këtë film për adoleshentë.

Something’s Gotta Give (2003) – Një tjetër romancë me dy njerëz që gjejnë dashurin në “qytetin e dritës”.

Sex and the City, sezoni 2 dhe 6 (1999 and 2004) - Jo vetëm që protagonistja Carrie Bradshaw e gjen veten duke jetuar në Paris në sezonin e fundit të serialit, por ajo gjithashtu përpiqet të joshë të dashurin e saj me bereta dhe ushqim amerikan, ndonëse ky i fundit fluturon nëpër mure, kur Mr. Big i thotë se Carrie s’duhej ta kishte ndjekur në Paris.

Le Divorce (2003) – Kur Kate Hudson nxiton të mbështesë motrën gjatë divorcit të saj titullar, një tërësi “ngjarjesh tipike franceze” ndodhin gjatë rrugës.

Burimi: Vogue