Celebrity

Cardi B kërkon falje publike: Çfarë nuk shkoi me kopertinën e saj të re?

Shkruar nga Anabel

12 Nëntor 2020

Cardi B kërkon falje publike: Çfarë nuk shkoi me

Reperja 28-vjeçare kohët e fundit u shfaq në kopertinën e Footwear News si një promovim për bashkëpunimin e saj të ardhshëm me Reebok.

Në foton e kopertinës, Cardi mban një këpucë, ndërsa krahë të shumtë shtriheshin rreth saj.

Cardi B kërkon falje publike: Çfarë nuk shkoi me

Indian Express raporton se kompania po i bën “homazhe” perëndeshës hindu, Durga, e krahasueshme me reperen sepse ajo “është një zë dominues femëror në një kohë kritike”.

Ngjashmëria, megjithatë, shkaktoi reagime të ashpra dhe Cardi B u akuzua për “përvetësim kulturor” (cultural appropriation)  në internet.

“Cardi B nuk i bëri “homazhe” perëndeshës hindu Durga duke mbajtur një këpucë në dorë. Ky është një mosrespekt i qartë dhe në asnjë mënyrë vlerësim kulturor," tha një kritik në Twitter. "Ajo nuk mund ta kalojë këtë pa kërkuar falje për talljen me kulturën tonë.

Dikush tjetër shkroi:

“Me sa duket kjo është Cardi B duke i bërë "homazhe" perëndeshës hindu Durga. Çfarë idiotësie! Ky është racizëm i drejpërdrejt”.

Cardi B kërkon falje publike: Çfarë nuk shkoi me

Në përpjekje për të korrigjuar situatën, Cardi kërkoi ndjesë nëpërmjet Instagram-it:

“Kur bëra xhirimet në Reebok, ekipi krijues po më thoshte: ‘Ti do të përfaqësosh një perëndeshë, e cila përfaqëson forcën, feminitetin dhe lirinë’, u shpreh reperja.

“Mua më pëlqeu ideja dhe isha e gatshme, por nëse kam qenë duke ofenduar kulturën ose fenë e njerëzve, dua t’ju them që më vjen shumë keq. Ky nuk ishte qëllimi im.”

Për më tepër, Cardi B tha se nuk do donte që njerëzit mos ta respektonin fenë e saj, prandaj nuk kishte ndërmend t’ia bënte këtë dikujt tjetër nëpërmjet një sesioni fotografish.

“Nuk po përpiqesha të isha e parespektueshme, mbase duhet të kisha bërë kërkimet e mia dhe më vjen keq”, përfundoi Cardi. “Do të bëj më shumë kërkime në të ardhmen.”

Burimi: Fox News