Gjatë konferencës së përbashkët me ministren e Shëndetësisë, drejtori i OBSH-së për Europën, Hans Kluge, foli në lidhje me situatën aktuale të Covid-19 në Shqipëri dhe strategjitë e radhës që priten të vihen në zbatim.
Siç u premtua, brenda pak kohësh pritet që të nisë aplikimi i testeve të shpejta, por sa do të vonojnë ato?
"Pas 8 apo 10 javësh, por ne po përpiqemi ta shkurtojmë afatin. Shkenca nuk ka lëvizur kurrë kaq shpejt, sa në këtë luftë. Askush nuk po bën ndonjë punë të veçuar mënjanë, që ne nuk e dimë, por që të gjithë po punojmë, dhe po përpiqemi ta shkurtojmë kohën."- u përgjigj drejtori i OBSH-së.
Ai pohoi gjithashtu se rrezik të madh përbëjnë ambientet e mbyllura, prandaj vigjilenca e qytetarëve është shumë e rëndësishme. Përsa i përket vaksinës, Kluge e quajti si "një të mirë globale" e cila do të shpërndahet në mënyrë të barabartë menjëherë pas prodhimit.
Në fazën e parë Shqipëria ia ka dalë shumë mirë, më mirë se shumë vende të tjera për shkak të reagimit drastik. Tani është situata si në vendet e tjera. Ka pasur vende që janë ruajtur në të parën dhe më pas goditen më fortë, sekreti është vigjilenca.Qëndrimi në ambiente të mbyllura gjatë dimrit janë problem. Shkollat janë “ok” nuk kanë shkallë të lartë infektimi. Edhe vendet me sistemet më të forta të shëndetësisë mund të lodhen shpejt, kemi parë rastin e Spanjës.
Vaksina është ajo që e quajmë një e mirë globale, 20% e propullsisë do ndahet në 3 nëngrupe, 3% e marrin menjëherë sapo të prodhohet, stafet mjekësore, përqindja tjetër shkon te personat mbi 65-vjec, dhe ata që janë të riskuar nga sëmundje koronare. OBSH është për këtë të mirë globale që të ketë barazi në shpërndarje."
Diçka të tillë, e konfirmoi dhe ministrja Manastirliu e cila tha se shqiptarët do të kenë akses për vaksinën kundër Covid-19 sapo të hidhet në treg, njësoj si vendet e tjera.