Bota

Sipas shkencëtarit të BioNTech, ja kur mund t'i rikthehet bota normalitetit

Shkruar nga Anabel

12 Nëntor 2020

Sipas shkencëtarit të BioNTech, ja kur mund t'i rikthehet bota

Shkëncëtari pas vaksinës Pfizer, gjatë intervistës së tij të parë për Sky News tha se njerëzit në Britaninë e Madhe do të mund të nisin vaksinimin kundër Covid-19 nga mesi i muajit të ardhshëm. 

Bashkëthemelues i firmës gjermane BioNTech profesor Ugur Sahin tha se aplikimi i vaksinave do të fillojë në mes të dhjetorit, jo më parë, por kjo s'do të thotë që gjendja e botës do të ndryshojë në mënyrë dramatike.

"Do të jetë një dimër i vështirë. Do të bëhet më keq, para se të bëhet mirë."- u shpreh ai.

I pyetur se kur mund t'i kthehet njerëzimi jetës normale, shkencëtari mendon se kjo mund të ndodhë vetëm nga mesi i vitit 2021.

Ndër të tjera, ai tha se do të jetë ndër të parët që do ta bënte me shumë dëshirë vaksinën, "që prej ditës së parë që do t'i lejohej".