Social Buzz

Si përfundim, bëjmë gabim nëse flemë me reçipeta?

Shkruar nga Anabel

12 Nëntor 2020

Si përfundim, bëjmë gabim nëse flemë me

Pyetja që duket sikur s'merr përgjigje kurrë: "A duhet t'i veshim reçipetat gjatë natës apo jo?" Një pjesë e mirë studimesh thonë se jo, madje qëndrimi pa reçipeta sjell përfitime për trupin dhe shëndetin e gruas e ndërsa të tjerë mendojnë të kundërtën dhe e shohin të nevojshme mbajtjen e tyre. Si fillim, ekspertët i janë përgjigjur disa nga pyetjeve që bëhen më shpesh.

1. A shkakton mbajtja e reçipetave gjatë natën kancer gjiri apo dhimbje shpine?

Pavarësisht miteve dhe legjendave urbane, reçipetat nuk shkaktojnë asgjë të këtillë. Një studim i kryer në 2014-ën,  nga American Association For Cancer Research arriti në përfundimin se nuk ka asnjë lidhje mes kancerit të gjirit dhe veshjes së tyre. Përsa i përket dhimbjes së shpinës, ekpertët besojnë se shkak mund të jetë qëndrimi, postura, veshja e masës së gabuar të reçipetave ose obeziteti.

2. A ka rrezik nëse flemë me to veshur?

Ekspertët thonë se rreziku që ju kanoset nëse flini me to është një qarkullim jo i mirë i gjakur dhe një rritje e shanseve për të marrë infeksione të lëkurës.

3. Nëse flemë me reçipeta mund ta parandalojmë varjen e gjoksit?

Lajm i mirë për ato që flenë pa reçipeta, pasi të flesh me to nuk e ndihmon gjoksin të mos varet. Edhe ky është thjesht një mit, por sidoqoftë në fund të ditës zgjedhja mbetet personale. Reçipetat ngrenë dhe i japin formë gjoksit vetëm në momentin që i veshim, por nuk kanë më asnjë efekt pas heqjes.

Si përfundim, edhe pse mbajtja e tyre gjatë natës krijon parehati, reçipetat nuk janë të rrezikshme. Në fund të ditës, e vendosni ju.

Burimi: Pop Sugar