Health News

Vaksina 90% efektive: Shkencëtari thotë se mund t’i japë fund pandemisë

Shkruar nga Anabel

12 Nëntor 2020

Vaksina 90% efektive: Shkencëtari thotë se mund t’i japë

Shkencëtari prapa vaksinës së parë Covid-19 që ka rezultuar 90% efektive thotë se është i bindur se produkti i tij mund të luftojë virusin dhe t'i japë fund pandemisë që ka mbajtur peng botën në 2020-n.

Kompania gjermane BioNTech dhe gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer njoftuan përmes një deklarate për shtyp të hënën se vaksina e tyre ka rezultuar 90% efektive në ndalimin e sëmundjes. Në një intervistë për Guardian, drejtori ekzekutiv i BioNTech, Ugur Sahin u shpreh optimist: "Nëse pyetja është nëse mund ta ndalojmë pandeminë me këtë vaksinë, atëherë përgjigjja ime është: Po”.

Derisa u zbuluan rezultatet e provave të së hënës, tha shkencëtari, ai nuk ishte i sigurt nëse vaksina e tij do të shkaktonte një reagim të fortë te sistemi imunitar i njeriut.

"Ishte e mundur që virusi të mos ishte në shënjestër të vaksinës, pra mund të gjente rrugën drejt qelizave të tjera dhe të vazhdonte t’i sëmurte njerëzit. Tani e dimë që vaksinat mund ta mposhtin këtë virus”.

Vaksina eksperimentale u zhvillua përmes metodës të njohur si mARN. Ndërsa vaksinat e tjera marrin informacion gjenetik nga një virus dhe e kultivojnë atë në një qelizë njerëzore, metoda mARN thjesht kërkon kodin gjenetik të virusit, duke shkurtuar kështu procesin e prodhimit.

Artikuj të rekomanduar: