Karriera e Johnny Depp ka mbaruar. Të paktën, kështu thonë ekspertët.
Në një vendim me 129 faqe javën e kaluar, gjyqtari Andrew Nicol i Gjykatës së Lartë në Londër hodhi poshtë pretendimin e shpifjes së aktorit kundrejt gazetës The Sun, mbi një artikull të vitit 2018 që i referohej Depp si “dhunues grash”, në lidhje me pretendimet e abuzimit në familje të ngritura nga ish-gruaja e tij Amber Heard.
Gjykatësi zbuloi se artikulli ishte i vërtetë.
Martesa e trazuar 15-mujore e Depp dhe Heard, i ka sjellë atij jo pak probleme, përfshirë një gjyq të gjatë, i gjithi i bërë publik.
Sidoqoftë, karriera e Depp kishte një trend në rënie, edhe përpara çdo pretendimi për abuzim në familje.
Depp e gjeti famën për herë të parë në shfaqjen televizive hit të viteve '80, "21 Jump Street". Ai u bë zyrtarisht një yll Hollywood-i me filmin "Edward Scissorhands" në 1990, ku luajti së bashku me patneren e tij të ardhshme, Winona Ryder.
Gjatë dekadave të ardhshme, ai fitoi vlerësime për rolet e tij në filma si "What's Hating Gilbert Grape", "Donnie Brasco" dhe "Sleepy Hollow".
Që nga viti 2003, Depp është njohur ndoshta më së miri si kapiteni i djallëzuar Jack Sparrow në ekskluzivitetin e famshëm të filmit të Disney, "Piratët e Karaibeve".
Në vitin 2004, ai u nominua për një çmim Oscar, për punën në filmin e tij të parë, "The Curse of the Black Pearl”.
Deri në 2015, Depp fitonte rreth 55 milionë dollarë për film.
Sidoqoftë, gjatë viteve të fundit, Depp nuk ka arritur më në këto nivele.
Ndërkohë që filmat e Deep kanë fituar më shumë se 4 miliardë dollar në vend, gjatë dekadave, ekspertët thonë se tashmë ka mbërritur “fundi i rrugës së tij”.
Disa ditë pas gjyqit për shpifje, Deep tha se atij i ishte “kërkuar të jepte dorëheqjen nga Warner Bros", nga seriali “Fantastic Beasts”.
Stacy Jones, CEO i Hollywood Branded, influencuese e kulturës pop, tha për Insider se ideja e përjashtimit të Johnny Depp nga Warner Bros, ishte “një plan i paramenduar”.
Sidoqoftë, pas përfundimit të gjyqit, kthimi në industri i Johnny Depp duket thuajse i pamundur.
"Nëse një markë, kineast, apo prodhues punëson një njeri të famshëm emri i të cilit shoqërohet me akuza për abuzim, shpesh kjo konsiderohet si një shenjë e pranimit ose miratimit. E vërteta është se Warner Bros nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i jepte lamtumirën Depp”, tha Jones.
“Fantastic Beasts” është një film familjar dhe abuzimi fizik krahas drogës dhe alkoolit janë shumë të rëndësishëm për t'u konsideruar, edhe kur roli që luhet është ai i një djali të keq.
Jones i tha Insider se e vetmja mënyrë që Depp të bëjë përpara do të ishte "të pranonte fajin, të pranonte përgjegjësinë". Nëse s’e bën këtë, nuk ka asnjë shans që karriera e tij të mbijetojë.
Depp ka mohuar vazhdimisht akuzat kundër tij dhe avokatët e aktorit kanë njoftuar se ai do të paraqesë një apel tjetër në Londër.
Burimi: Insider