Chris Appleton, stilist i famshëm i Kim Kardashian-West, J Lo dhe Dua Lipa, zgjodhi pesë trendet më të mëdha të flokëve këtë dimër:
#1 - Baluket “perde”
Nëse nuk keni pasur baluket e këtij lloji në sytë tuaj, me siguri e keni parë këtë trend të flokëve tek të famshëm si Camila Cabello, Jennifer Lopez etj.
“Ne goditëm në shenjë me disa baluke të modelit “perde” te J Lo, disa javë më parë, dhe njerëzit i adhuruan ato”, shpjegon Appleton.
“Unë mendoj se ato janë gjithashtu një mënyrë e thjeshtë për t'i dhënë flokëve një pamje të freskët pa pasur nevojë t'i stiloni shumë, gjë që është pikërisht ajo që njerëzit po kërkojnë tani, veçanërisht duke qenë në thirrjet e Zoom gjatë gjithë ditës”.
#2 – Bombshell
Vieë this post on Instagram
Flokët e mëdhenj janë kthyer! Paraqitja “bombshell” nuk është rezervuar vetëm për tapetin e kuq.
“Njerëzit i duan flokët me volum. Duket se si japin dritë dhe shpirt fytyrës”, thotë Chris.
#3 – Karamel i ftohtë
Vieë this post on Instagram
Po kërkoni mënyra për të ngritur gjendje shpirtërore? Appleton sugjeron të shkoni me nuanca të lehta dhe me shkëlqim.
Nëse J Lo nuk ju bind, hidhni një sy nga Kylie Jenner, e cila gjithashtu çeli ngjyrën e flokëve në karantinë.
#4 – “Bob” është kthyer!
Ndjeni dëshirën për një goditje më të madhe? Është gjithmonë koha e përkryer për një prerje bob.
Vieë this post on Instagram
#5 – Përqafoni kaçurrelat tuaja
Vieë this post on Instagram
Chris Appleton thotë:
“Njerëzit gjithashtu po përqafojnë flokët e tyrë natyralë dhe ata duken kaq bukur”.
- Flokët ngjyrë ‘kafe-kanellë’ janë tendenca e re, më e freskët për vjeshtë-dimër!
- Gjithë arsyet e mundshme pse po shihni thinja në flokë, edhe pse në moshë të re
- 4 mënyra të thjeshta për t’i bërë flokët të rriten shpejt
- Në vetëm pak muaj, Jennifer Lopez ka provuar mbi 10 modele e prerje flokësh: Ja disa ide për ju!
- Nëse e gjeni veten tek gabimet më poshtë, fajin për flokë me yndyrë e keni vetë!
- 5 sekretet e Kate Middleton për flokë të shëndetshëm!
Burimi: Elle