Shendet i Pergjithshem

Sëmundjet më vdekjeprurëse në Shqipëri: Simptomat dhe faktorët e rrezikut

Shkruar nga Anabel

15 Nëntor 2020

Sëmundjet më vdekjeprurëse në Shqipëri: Simptomat dhe

Sëmundjet e zemrës janë grup-sëmundjet më vdekjeprurëse në shumë shtete të botës, si në SHBA, përfshirë këtu edhe vendin tonë. Statistikat e publikuara nga INSTAT në vitin 2019, treguan se më shumë se gjysma e vdekjeve gjatë vitit 2018 erdhën si pasojë e problemeve me zemrën.

Cilat janë simptomat e sëmundjeve së zemrës?

Lloje të ndryshme të sëmundjeve të zemrës mund të rezultojnë në një larmi simptomash.

Aritmia

Aritmitë janë ritme anormale të zemrës. Simptomat mund të varen nga lloji i aritmisë - rrahjet e zemrës shumë të shpejta ose shumë të ngadalta. Simptomat e aritmisë përfshijnë:
- marramendje
- rrahje të forta zemre
- puls i ngadaltë
- gjendje të fikëti
- dhimbje gjoksi

Ateroskleroza

Ateroskleroza është forcim i arterieve dhe furnizim më i pakët me gjak i organeve. Përveç dhimbjes në gjoks dhe gulçimit, simptoma të aterosklerozës përfshijnë:
- ndjesi të ftohti, veçanërisht në gjymtyrë
- mpirje, sidomos në gjymtyrë
- dhimbje e pazakontë ose e pashpjegueshme
- dobësi në këmbë dhe duar.

Defekte kongjenitale të zemrës

Defektet kongjenitale të zemrës janë probleme të zemrës që zhvillohen kur një fetus po rritet. Disa defekte të zemrës nuk diagnostikohen kurrë. Të tjerët mund të gjenden kur shkaktojnë simptoma, të tilla si:
- lëkurë me nuanca blu
- ënjtje
- gulçim ose vështirësi në frymëmarrje
- lodhje dhe energji e ulët
- ritëm i parregullt i zemrës.

Sëmundjet koronare të zemrës (CAD)

Është grumbullimi i pllakave te arteriet që transmetojnë gjak të pasur me oksigjen mes zemrës dhe mushkërive. Simptomat përfshijnë:
- dhimbje dhe siklet në kraharor
- një ndjenjë presioni ose shtrëngimi në gjoks
- gulçim
- të përziera

Kardiomiopatia

Kardiomiopatia është një sëmundje që bën që muskujt e zemrës të rriten dhe të bëhen të ngurtë, të trashë ose të dobët. Simptomat e kësaj gjendje përfshijnë:
- lodhje
- fryrje
- këmbë të fryra, veçanërisht kyçet e këmbëve
- gulçim
- puls i shpejtë

Infeksionet e zemrës

Termi infeksion i zemrës mund të përdoret për të përshkruar gjendje të tilla si endokarditi ose miokarditi. Simptomat e një infeksioni në zemër përfshijnë:
- dhimbje gjoksi
- mbingarkesë në gjoks, kollitje
- ethe
- të dridhura
- skuqje e lëkurës

Faktorët që rrisin rrezikun e sëmundjeve të zëmrës

- Presioni i lartë i gjakut
- Kolesteroli i lartë
- Pirja e duhanit
- Mbipesha
- Stili i jetesës (pasiviteti)

Kur duhet të kontaktoni me mjekun? Nuk është kurrë herët që kontaktoni me mjekun, qoftë edhe nëse nuk keni simptoma. Kontrolli rutinë mund të ndihmojë që të parandaloni sëmundjet më serioze.

Burimi: Healthline