Femije

Çfarë është sindroma e fëmijëve të vegjël

Shkruar nga Anabel

15 Nëntor 2020

Çfarë është sindroma e fëmijëve të

Mbi 90 vjet më parë, një psikolog propozoi që radha e lindjes mund të ketë një ndikim te njerëzit. Ideja fitoi vëmendje në kulturën popullore. Sot, kur një fëmijë, për shembull, llastohet, ndodh të thuhet: “Epo, është i vogël ai”.

Çfarë është sindroma e fëmijës së vogël?

Në vitin 1927, psikologu Alfred Adler ishte i pari që shkroi për lindjen dhe karakteristikat e personave. Gjatë viteve, një numër teorish dhe përkufizimesh janë paraqitur. Por në përgjithësi, fëmijët më të vegjël përshkruhen si:

- shumë të shoqërueshëm
- të sigurt
- krijues
- të zotë në zgjidhjen e problemeve
- të aftë që t’i bindin të tjerët që të bëjnë gjëra për ta
- të përkëdhelur

Karakteristika negative

Fëmijët më të vegjël shpesh përshkruhen si trazovaçë, të gatshëm për të ndërmarrë rreziqe të panevojshme dhe më pak inteligjentë se vëllezërit e motrat e tyre më të mëdhenj. Psikologët thonë se prindërit priren t’i llastojnë fëmijët e vegjël. Studiuesit gjithashtu kanë sugjeruar që fëmijët më të vegjël ndonjëherë besojnë se janë të pathyeshëm.

A ka rëndësi me të vërtetë radha e lindjes?

Sindroma e fëmijës së vogël mund të jetë thjesht mit. Por edhe nëse është diçka e vërtetë, nuk është gjë e keqe. Fëmija i vogël ka patur kujdestarë më me përvojë, vëllezër e motra që janë kujdesur për të. Në fund të fundit, sindroma e fëmijës së vogël nuk ka pse shihet vetëm në aspektet negative, si llastimi apo përkëdheljet. Fëmijët e vegjël përshkruhen edhe si socialë dhe shumë kreativë.

Burimi: Healthline