Një nga shumë mësimet që Venera dhe Lindi kanë nxjerrë nga lidhja e tyre është të mos i tregojnë më askujt ku e kanë dhënë puthjen e parë. Do thoni ju, pse është kaq sekret vendi?
Epo sepse, dikur e tregonin me shumë çiltërsi dhe miqtë e ngushtë, i sugjeruan që më mirë të mos vazhdonin më ta zbulonin këtë histori. Gjatë një interviste me Ardit Gjebrean, tek "E diela Shqiptare", të pyetur se ku ishin puthur për herë të parë, çifti u mendua dhe panë njëri tjetrin në sy para se të përgjigjej, por në fund, vendosën ta thoshin.
"Jo jo, nuk e themi sepse sa herë e kemi thënë e kanë marrë për keq këtu në Shqipëri!"- përgjigjet Lindi dhe sheh nga partnerja e tij për të marr një konfirmim nëse mund ta thotë.
"Sa herë ja kemi treguar shoqërisë sonë, na kanë thënë që do të bënim më mirë nëse s'do t'ja tregonim njeriut këtë muhabet. Mbajeni për vete, sepse është turp. Tani, historia është kështu. Në fillimet tona të para, daljet tona të para kam dashur të jenë të thjeshta, si një park, s'ishte nevoja të dilnim nëpër lokale apo disko. Unë kërkoja që të ishim të ulur në bar, në piknik dhe vendi i vetëm ishte Liqeni. Edhe ne tek Liqeni u puthëm, mirpo kur ja tregojmë miqve tanë, reagojnë çuditshëm duke na thënë se atje nuk bëhen punë të mira."- tregon Venera.
Pra, një puthje e parë tek Liqeni duhet të mbahet sekret? Nga historitë që i kishin treguar, sipas Venerës dhe Lindit, po dhe u desh sqarimi i Arditit për të ndryshuar mendim që në vazhdim të flasin lirshëm për vendin e puthjes së parë.
"Liqeni, dikur ka patur konotacion negativ, tani jo! Sot është i mbipopulluar, njerëzit dalin, shëtisin dhe nuk ka asgjë të keqe. Dikur po, mund të kishte ndonjë keqkuptim."