Shqipëria

Sipas Pëllumb Piperos: Gjërat që duhet të bëjë secili prej nesh këtë periudhë

Shkruar nga Anabel

16 Nëntor 2020

Sipas Pëllumb Piperos: Gjërat që duhet të bëjë

I ftuar në Abc News, epidemiologu Pëllumb Pipero tha se nuk pret ndonjë mrekulli nga vaksina kundër Covid-19, duke i bërë thirrje njerëzve të ndërgjegjësohen dhe të bëjnë gjithçka kanë në dorë për ta kaluar sa më lehtë. 

Pipero tha se gjatë kësaj periudhe ka shumë rëndësi mënyra se si e trajtoni gjatë kohës kur jeni të infektuar nga koronavirusi, por edhe nëse nuk keni asnjë simptomë të tij. 

Çfarë mund dhe duhet të bëjë secili prej nesh gjatë kësaj kohe?

1. Të qëndrojë në diell për të marrë në mënyrë natyrale vitaminën D

2. Ecja në ajër të pastër 

3. Dietë e pasur ushqimore

4. Të kujdeset që gjumi të jetë sa më i mirë

Përpos këtyre, një tjetër këshillë shumë e rëndësishme e tij ishte konsumi i tepërt i ujit!

"Ata që janë pozitivë, duhet të bëjnë sa më shumë gjumë, e të rrinë sa më të qetë. Në vend që të shpërthejnë enzimat me efekt negativ, të shpërthejnë ato me efekt pozitiv. Mund të bëjnë një çaj, një qetësues, një substancë nga ato bimoret që sjellin gjumë.”

Përsa i përket atyre që e kanë kaluar Covid-19, mjeku sugjeron të jenë gjithsesi njësoj të kujdesshëm, pasi ende nuk dihet "sa të mbrojtur jemi".

 “Ata duhet t’i thotë vetes që kanë kaluar një beteje jo të lehtë. Kjo s’do të thotë, se për 2-3 javë mund të mos shfaqet sëmundja prapë. Ende nuk e dimë sa të mbrojtur jemi. Kam dy raste, që janë infektuar dy herë. Herën e dytë pa shenja. Kujdesi vlen për të gjithë.”

Sipas tij, njerëzit do të duhet të përshtaten me jetën e krijuar nga pandemia edhe për 1 vit, pasi sipas eksperiencave të kaluara, virusi nuk neutralizohet pa dy vite e gjysmë.

Por, kur mund t’i vijë fundi kësaj pandemie?

Pëllumb Pipero thotë se këtë s’mund ta thotë askush, por shton se duke u nisur nga eksperiencat e mëparshme, virusi nuk neutralizohet pa dy vite e gjysmë.