Gara për vaksinën e koronavirusit vazhdon. Së fundmi, kompania amerikane e bioteknologjisë, Moderna, u bë e fundit që zbulon rezultate pozitive nga provat e fazës së tretë.
Moderna, përmes raporteve të publikuara ditën e sotme, u shpreh se vaksina është efektive 94.5%. Kompania theksoi se ka në plan të aplikojë të rregullatori amerikan, Administra e Ushqimit dhe Barnave, për autorizimin e përdorimit emergjent në javët e ardhshme.
Rezultatet e Moderna-s janë të fundit që publikohen në lidhje me vaksinat efektive kundër Covid-19, pas vaksinës së Pfizer dhe kompanisë gjermane BioNTech, e cila mendohet se është 90% efektive në parandalimin e sëmundjes.
Vaksina e Moderna-s, e cila po testohet në më shumë se 30,000 vullnetarë, nuk pritet të jetë në dispozicion jashtë SHBA-së, deri në vitin e ardhshëm. Kompania e bioteknologjisë tha se do të ketë 20 milionë doza gati për t’u dërguar në SHBA para fundit të vitit 2020 dhe shpresonte të prodhonte 500 deri në 1 miliard doza globale vitin tjetër. Komisioni Europian ka një "marrëveshje të mundshme blerjeje" për 80 milionë-160 milionë doza.
Vaksina e Moderna-s, e cila bazohet në teknologji të ngjashme me mARN si BioNTech, pritet të vlerësohet nga FDA në një analizë përfundimtare duke studiuar rastet me Covid për më shumë se dy muaj.
Nëse rezultatet mbeten po kaq mbresëlënëse sa pretendohet, vaksina e Moderna-s potencialisht mund të sigurojë një avantazh të madh ndaj vaksinës së Pfizer.
Burimi: Guardian