Harry & Meghan Speciale

Fejesat mbretërore: Pse Kate mori unazën e princeshë Dianës dhe Meghan, orën e saj

Shkruar nga Anabel

16 Nëntor 2020

Fejesat mbretërore: Pse Kate mori unazën e princeshë Dianës

Dhjetë vjet më parë, Kate Middleton ishte ende duke u mësuar të mbante një nga bizhuteritë më ikonike në histori në dorën e saj të majtë: një unazë fejesë safiri dhe diamanti, dhuruar nga princ William, gjatë pushimeve në Kenia më 20 tetor 2010.

Në një intervistë në lidhje me fejesën e tij, William tha se ai i dha unazën e nënës së tij Kate, sepse ajo nuk do të ishte në atë gëzim, kështu që kjo ishte mënyra e tij që e ëma të ishte në një farë mënyre e pranishme.

Dhe kështu filloi tradita e djemve të Dianës për t’i dhuruar grave të tyre bizhuteri të nënës, duke e mbajtur kujtimin e saj gjallë edhe pas shumë vitesh.

"Të dy William dhe Harry janë tepër të etur për të mbajtur nënën e tyre të pranishme, veçanërisht gjatë momenteve kryesore", tha komentatorja mbretërore e CNN, Victoria Arbiter në një intervistë ekskluzive me InStyle.

“Është një mënyrë për të nderuar nënën e tyre, një mënyrë për ta mbajtur atë afër dhe një mënyrë për të nderuar kujtimin e saj. Do të ishte keq që këto bizhuteri të bukura të qëndronin përgjithnjë në një kasafortë, kur mund të përdoren në një mënyrë kaq fisnike.”

Sidoqoftë, edhe ndjekësit më të zjarrtë të familjes mbretërore mund të mos e dinë se unaza e fejesës safir dhe diamant që mban Kate, e njëjta unazë që Diana mbante para saj, mund të kishte qenë e Meghan, po të mos ishte për bujarinë e princit Harry.

Fejesat mbretërore: Pse Kate mori unazën e princeshë Dianës

Kohët e fundit, çifti Meghan-Harry u ulën për portretin e tyre të parë zyrtar që kur u tërhoqën si anëtarë të Familjes Mbretërore në janar të këtij viti.

Në dorën e Meghan dallohet një orë Cartier Tank e princeshë Dianës, të cilën ajo e mbante rregullisht në vitet 1990.

Megjithatë, sipas Vanity Fair, rreth katër muaj pas vdekjes së princeshë Dianës më 31 gusht 1997 në një aksident me makinë në Paris, William dhe Harry shkuan për herë të fundit në apartamentin e Pallatit Kensington dhe ishte në të vërtetë Harry ai që mori unazën e fejesës me diamant dhe William, ai që zgjodhi Cartier Tank Française.

Vetë William e mbante orën në vitet e hershme, raportoi Vanity Fair, dhe ishte emocionale e domethënëse për të.

Por, kur William ishte gati të propozonte shumë më herët se sa Harry, ai e pyeti atë nëse do të ishte i gatshëm të ndërronte orën me unazën dhe sigurisht, princ Harry pranoi.

“Ajo orë ka një kuptim shumë të rëndësishëm për familjen mbretërore. Është një objekt që ka prekur krahët e disa anëtarëve të familjes”, shprehet Rachel Bowie, drejtues i podcastit “Royally Obsessed”.

Unaza e fejesës dhe ora Cartier sigurisht që nuk janë të vetmet herë që Dukesha e Cambridge dhe Dukesha e Sussex kanë nderuar Princeshën e Uellsit përmes bizhuterive - unaza e fejesës së Meghan është e rrethuar me diamante nga koleksioni i princeshës, dhe në dasmën e saj dhe të Harry-t, ajo simbolikisht mbante një unazë akuamarinë që Diana mbante shpesh pas divorcit të saj.

Fejesat mbretërore: Pse Kate mori unazën e princeshë Dianës

Kate, nga ana tjetër, së fundmi tërhoqi vëmendjen për riorganizimin e një palë vathëve safir të Diana-s në një gjerdan, për një ngjarje në Pallatin Buckingham.

“Diana ishte gjithçka për djemtë e saj. Të mendosh ta humbasësh atë në moshë kaq të re, kishte një ndikim të madh tek të dy. Ajo i donte djemtë e saj në mënyrë të barabartë dhe edhe sot e kësaj dite, të dy e nderojnë atë në mënyrat e tyre individuale. Ajo do të ishte jashtëzakonisht krenare për ta”, u shpreh Arbiter.

Burimi: In Style