Style Tips

Kjo dizajnere mund të shndërrojë një shall në thuajse gjithçka tjetër!

Shkruar nga Anabel

17 Nëntor 2020

Kjo dizajnere mund të shndërrojë një shall në thuajse

TikTok dominohet kryesisht nga këngët e momentit, sfidat e kërcimit dhe përqafon një krijimtari të përgjithshme, por një pjesë e tij përfshin dhe një sërë videosh mode dhe dizajni.

Një komunitet elegant po formohet në këtë aplikacion dhe Vogue spikati njërën prej vajzave që po e bën të mundur këtë: Claudya Moreria.

Ajo është një stiliste 34-vjeçare e vendosur në Lisbonë, Portugali.

Në TikTok, Claudya tregon deri më tani, mbi 50 mënyra për të veshur dhe stiluar shaje. Ajo mund t’i shndërrojë shajet në çanta dore, funde, pelerina dhe bluza.

Një nga videot e saj më të njohura na tregon edhe si mund të bëjmë një rrip pantallonash përmes një shalli:

Pas popullariteti që fitoi në rrjete sociale, Moryera vendosi të krijojë dhe markën e saj të shajeve, Zafia, në shtator.

Dashuria e Moreria-s për shamitë dhe shajet vjen prej vendit të saj të lindjes.

“Në ishullin e Kepit Verde, ku unë linda, gratë e moshuara mbajnë një shall të lidhur në kokë në mënyrë që të rinjtë të dinë t’i trajtojnë gratë e moshura me respektin më të madh. Kur kujtoj fëmijërinë time, kuptoj se unë gjithmonë kam patur kontakt me shaje, duke parë gjyshen, që më ka rritur, dhe duke i përdorur shajet për të kapur flokët e saj”, thotë ajo për Vogue.

Printimet e saj grafike dhe kombinimet e ngjyrave ende vijnë të frymëzuara nga mamaja dhe gjyshja e saj.

“Unë e adhuroj nënën, gjyshen dhe gjithë gratë e vendit tim.  Zafia, për mua është një tribut i vendlindjes time, për gjithçka që ata më dhanë.”