Celebrity

Po vetë familja mbretërore, ç'mendon për 'The Crown'?

Shkruar nga Anabel

17 Nëntor 2020

Po vetë familja mbretërore, ç'mendon për 'The

Premiera e sezonit të katërt të "The Crown" nisi me 15 nëntor dhe që nga ai moment njerëzit nuk rreshtin së foluri rreth tij. Nëse keni parë ndonjë nga sezonet e mëparshme, e keni të qartë që mbretërorët nuk bëjnë gjithnjë figura dhe aq të mira. I gjithë seriali bazohet në historinë e famshme të familjes, por kritikat rreth mënyrës së ndërtimit të ngjarjeve dhe deklaratave nuk kanë munguar.

Po vetë mbretëresha dhe pjesa tjetër e familjes  ç'mendon për serialin? Gjithçka dimë deri tani është që:

Sipas revistës Hello!, Eugenie, mbesa e mbretëreshës ka pranuar se ka parë disa episode dhe i pëlqen.

"Kishte regji shumë të bukur! Muzika ishte një mrekulli dhe historia gjithashtu. Ndihesh shumë krenare kur e sheh. Unë s'mund të flas për këdo, por kështu u ndjeva kur e pashë."

Po vetë familja mbretërore, ç'mendon për 'The

Përsa i përket mbretëreshës, thuhet se ajo gjithashtu e adhuron! Ky informacion sigurisht që s'del nga goja e saj, pro të paktën  Vanessa Kirby, që luan rolin e princeshë Margaret në sezonin 1 dhe 2 kështu është shprehur. Vanessa ka treguar për Vanity Fair se një nga mikeshat e saj gjatë një feste ka dëgjuar princeshë Eugenie-n të thotë se "gjyshja është fanse e serialit". 

Djali tjetër i mbretëreshës, princ Edward, ishte ai që vuri re se nëna e tij po "fiksohej" me "The Croën", por pavarësisht se i pëlqente seriali dhe realizimi i tij, mbretëresha është e mendimit se disa ngjarje apo skena janë të dramatizuara më shumë seç duhet.

Me pak fjalë, imagjinojmë familjen më të famshme mbretërore që ka një llogari Netflix-i dhe mblidhet bashkë mbrëmjeve për të parë një serial që tregon historinë e jetës së tyre.  Ah, përveç princ William-it! Ai nuk e ka parë kurrë "The Crown"!