Nëse infektoheni me koronavirus, simptomat e sëmundjes Covid-19 mund të shfaqen midis dy deri në katërmbëdhjetë ditëve. Por sa zgjat virusi te një person i infektuar?
Kohëzgjatja e simptomave varet nga ashpërsia e rastit. Në raste të lehta, simptomat janë të ngjashme me ftohjen dhe gripin. Në këtë rast, njerëzit priren të përmirësohen vetë për 10 deri në 14 ditë. Në raste të rënda, virusi mund të kalojë në mushkëri dhe të shkaktojë pneumoni dhe simptomat të zgjasin më shumë. Këta individë zakonisht shtrohen në spital dhe kurohen nën vëzhgimin e specialistëve. Mjekët kryejnë skanimin CT për mushkëritë për të parë se si po ndikon virusi në organizëm.
Sa kohë duhet të kalojë që një person të mos e transmetojë virusin?
Në përgjithësi, një person quhet i parrezikshëm për të transmetuar virusin kur plotëson këto kritere:
- të kenë kaluar 10 ditë nga dita kur u shfaqën simptomat e para;
- të kenë kaluar 24 orë pa ethe dhe temperaturë si edhe pa përdorur medikamente për uljen e temperaturës.
- simptomat e koronavirusit të jenë në përmirësim.
Burimi: Women’s Health