Sipas vendimit të fundit të marrë nga Këshilli i Ministrave, të gjithë ata që e kanë kaluar/po kalojnë Covid-19 në kushte shtëpie, do të rimbursohen për paketat e barnave që duhen për trajtimin ambulator të virusit.
Dy, janë skemat kryesore të trajtimit mbi të cilat është përcaktuar dhe vlera 100% e rimbursimit. Skema e parë e trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 1650 lekë, ndërsa ajo e mesme rreth 10.900 lekë. Ky proces, do të kryhet përmes mjekut të familjes, i cili do të lëshojë recetën me rimbursim sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Për diagnozën COVID-19, e gjithë popullata konsiderohet përfituese nga skema e sigurimeve shëndetësore, duke u regjistruar dhe identifikuar si e siguruar.
Burimi: Balkan Web