Flokët

As Kate Middleton nuk i rezistoi dot dëshirës për të ndryshuar flokët gjatë karantinës

Shkruar nga Anabel

20 Nëntor 2020

As Kate Middleton nuk i rezistoi dot dëshirës për të

Dukesha e Cambridge-t nuk e ka luksin e njerëzve të thjeshtë, të cilët gjatë karantinës eksperimentuan me ngjyrën apo modelin e flokëve, duke shkuar në disa raste edhe në veprime ekstreme, si rruajtja e kokës. Gjithsesi duket se as Kate nuk i rezistoi dot dëshirës për të ndryshuar ngjyrën e flokëve.

Prej kohësh, Kate qëndron te nuancat e ngjyrës kafe dhe dallohet për pamjen natyrale të flokëve. Ndryshimi i i fundit është një largim nga ngjyra gështenjë karakteristike për Kate. Siç mund ta shihni në foton e mëposhtme – ku ajo falenderon të gjithë ata që morën pjesë në fushatën Hold Still, që kishte për qëllim të paraqeste përvojat e njerëzve gjatë bllokimit të vendit përmes fotografisë – Kate shfaqet me highlights bjonde.

As Kate Middleton nuk i rezistoi dot dëshirës për të

Pamja e re e dukeshës duket se do të jetë frymëzimi i radhës.