Hmm, nga t'ja fillojmë? Lista më poshtë është e mbushur me emra meshkujsh, për të cilët mamatë tona dikur mund të linin dhe burrat. Fatmirësisht nuk ndodhi (sepse s'ishte në dorën e tyre), por dhe për faktin se dashuritë platonike nuk janë dhe aq afatgjata. Gjithsesi, asokohe kur ata dilnin në ekran asgjë tjetër s'kishte më rëndësi, përfshi këtu dhe baballarët tanë.
1. Richard Gere
Ndoshta në s'do ta kuptojmë kurrë, por nënat tona kishin një fiksim të çuditshëm dhe gati gati të frikshëm për Richard Gere. Për ta, ai ishte mashkulli më i bukur, më i ëmbël dhe më kavalieri në botë.
Filmat ku luante ktheheshin automatikisht në të preferuan e tyre dhe të gjitha ëndërronin një takim romantik me të. Pavarësisht sa vite kanë kaluar pa marrë vesh se ç'bëhet me Gere, sapo emri i tij përmendet, dallohet ekzaltimi i vjetër.
2. Sergio Basanez
E dimë që emri s'ju thotë asgjë as ju dhe as mamit, sepse për shqiptarët ai ishte Diego i Palomës.
Diego i famshëm ishte një nga burrat kult në vitet 2000, por si duket ai sot? Mendojmë që mami duhet ta shohë.
3.George Clooney
Edhe George, hynte në listën e të preferuarëve të nënave tona. Thinjat e bënin edhe më interesant, por sërish për to s'ishte në nivelin e Gere.
Gjërat ndryshuan pas martesës me Amal. Mamat hoqën dorë.
4. Raul Bova
Meshkujt e famshëm italianë kanë kryesuar në shijet e grave shqiptare. Raul Bova, pamje princi me shikim vrastar!
Le të themi që mamatë s'ishin të vetmet fanse të tij, por hidhini sytw si duket sot.
5. Gabriel Garko
S'mund t'i mungonte listës, pavarësisht se shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë.
Kur fillonte një film ku luante Garko, lihej gjithçka dhe rifillonte pas përfundimit të tij.
6.Ronn Moss
Bëni një provë. Përmendjani mamit këtë emër dhe do të shihni që s'i thotë asgjë. Pastaj pyeteni për Ridge Forrester! Bukuroshi i "Beautiful"!
Asokohe, mamatë njihnin më mirë "Rixhin" dhe historinë e tij me Taylor sesa kushëririn e parë të babait tënd.
7. Antonio Banderas
Ti e ke dëgjuar këtë emër edhe para se t'i hyje botës së filmave. S'e kishe parë kurrë, por e dije se ky burrë ishte i parezistueshëm sepse e dëgjoje shpesh nga mami dhe gratë e tjera të fisit.
Zorro i famshëm është padyshim një nga burrat më seksi të kinematografisë dhe sot më mirë se kurrë, kupton entuziazmin e mamit.
8. Patrick Swayze
Ylli i ndjerë i "Dirty Dancing" (Kërcim Dashurie) ishte gjithashtu një nga të preferuarit e grave shqiptare dikur. Energjik, i ëmbël dhe mbi të gjithë, kërcimtar fantastik! Sa e sa skena janë imagjinuar me të...
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.