Një studim tregoi se është e mundur të zbulosh shumë për personalitetin, statusin, moshën dhe të ardhurat e dikujt, vetëm duke parë një foto të këpucëve të tij.
Në këtë kontekst, fraza, "Vishu gjithmonë për sukses" merr një kuptim tjetër, shumë praktik.
#1 – Rrobat jo shumë të zakonshme ju bëjnë të dukeni më kompetentë
Njerëzit që veshin rroba që mund të konsiderohen të papërshtatshme për punën që bëjnë, në të vërtetë mund të kenë një imazh më të mirë dhe të shihen si specialistë në punën e tyre.
Studiuesit e quajtën këtë "efekti i atleteve të kuqe”. Rezultati u bazua nga një grup studentësh që e konsideronin një profesor me atlete të kuqe më kompetent sesa një profesor tjetër.
#2 – Stile të caktuara veshjesh rrisin mendimin kreativ
Veshja zyrtare, siç zbuloi një studim, rrit mendimin tonë abstrakt. Kjo shpjegohet me faktin se rrobat profesionale krijojnë distancim të caktuar shoqëror dhe kur njerëzit janë më të largët nga shoqëria, ata priren të mendojnë në terma më të largët dhe të gjejnë zgjidhje më kreative.
#3 – Stili juaj ju ndihmon të prezantoni veten siç duhet
Ju nuk duhet të përpiqeni të futeni në një imazh stereotip të asaj që duhet të duken rrobat tuaja në sytë e punëdhënësve tuaj. Në vend të kësaj, ju duhet të visheni në një mënyrë që mendoni se do t’ju shfaqë ju në dritën më të mirë të mundshme.
#4 – Veshja e përshtatshme me vendin ku ndodheni, ju bën të ndihemi më të vëmendshëm
Në një eksperiment, njerëzit që kishin veshur uniformën e laboratorit bënin më pak gabime gjatë punës se sa ata pa uniformë.
#5 – Veshja juaj mund të thotë diçka për qëllimet tuaja
Njerëzit përpunojnë detaje vizuale pa menduar shumë për to përmes një procesi të quajtur “thin-slicing”. Truri ynë në thelb bën gjykime në milisekonda, dhe ne krijojmë përshtypje për gjëra të ndryshme. Pra, ndërsa rrobat tona përbëjnë pjesën më të madhe të prezantimit tonë vizual, ne duhet t'i zgjedhim me kujdes për të treguar se cilat synime duam të arrijmë.
Për shembull, siç thonë specialistët, ngritja e mëngëve do të flasë për vendosmërinë tuaj për të bërë gjërat dhe për të mbaruar punët.
Burimi: Science Direct, Bright Side