Javën e kaluar, Demi Lovato ishte në People’s Choice Award dhe prezantoi një monolog duke bërë shaka për përvojën e saj të vitit 2020.
Ajo përmblodhi momentet e mira dhe ato jo të mira të vitit të saj, të cilat përfshinin të kënduarit në Super Bowl, Covid-19 dhe fejesën.
“Sinqerisht, ky vit ka qenë si tre vitet më të gjata të jetës sime. Në fakt, fillimi i vitit ka qenë fantastik. Unë interpretova në Grammy dhe këndova himnin kombëtar në Super Bowl, por më pas, ndodhi pandemia: Gjithçka u mbyll. Unë u fejova, fillova të pikturoj, të merrem me fotografi dhe të meditoj. Pashë 7 sezonet e Pretty Little Liars pa ndërprerje, u ndava dhe më pas, fillova të kërkoj për alienë në shkretërirë. Pra, gjëra që i bëjmë të gjithë.”
Ish-i fejuari i këngëtares, thuajse një javë pas këtij fjalimi, i është drejtuar profilit të Demit në Instagram, duke komentuar në një nga fotot e saj.
Max shkroi:
“Ndalo së foluri për mua në shfaqje çmimesh. Faleminderit."
Më pas, komentoi një herë të dytë:
“Shfrytëzimi i ndarjes sonë për vëmendje nuk është mirë.”
Demi Lovato me 93.3 milionë ndjekës dhe me një karrierë dekada të gjatë, nuk është se ka nevojë për më shumë vëmendje, por Max-i e di më mirë.
- Njerëzit thonë se kënga e re e Demit është një dedikim për ish-të fejuarin dhe a kanë faj?!
- Ish-i fejuari akuzon rëndë Demi Lovato-n: 'E gjithë bota duhet ta dijë'
- Këto janë arsyet pse Demi i dha fund fejesës dhe ndoshta, ajo sapo konfirmoi lajmin
- Ish-i fejuari i Demit vazhdon me skenat dramatike dhe qesharake
- Ky film bëri që Demi Lovato të kuptonte se ishte pjesë e komunitetit LGBTQ+
- Demi Lovato e përballoi ndarjen duke folur me alienët
Burimi: Seventeen