Gjatë një konference për shtyp, zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, foli për gjëndjen e Covid-19 në vend. Rritja e numra të të infektuarit është në rritje, por sipas vendimit të Komitetit të Ekspertëve, shifrat aktuale nuk parashikojnë një mbyllje të shkollave.
Përsa i përket universiteteve, ata u shprehën se mësimi do të vazhdojë online deri në një tjetër njoftim.
"Nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm që hapja e shkollave të ketë pasur rëndim të shifrave. Ajo që Komiteti vlerëson është mirëqënia në përgjithësi e fëmijëve dhe është edhe orientimi që jepet nga OBSH-ja. Në shifrat që kemi tani që vazhdojnë të mbeten në nivel të qëndrueshëm, nuk e diskutojmë për momentin. Siç kemi parë, shifrat edhe ndryshojnë, prandaj do të shqyrtohen kohë pas kohe. Mësimi në universitete, për shkak të situarës do të vazhdojë online edhe për një periudhë në varësi të dinamikës."
Në lidhje me masa të tjera të reja kufizuese, Rakacolli tha se mund të ndryshojnë nëse edhe numrat e të infektuarëve do të ndryshojnë, por sipas saj, "jemi ende në kushte të llogaritura mirë që të mund ta ndalojmë."
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico njoftoi se deri më tani rezulton se 52% e të prekurëve nga Covid-19 janë femra dhe 48% janë meshkuj ndërsa moshat më të prekura janë nga 65-74 vjeç dhe 55-64 vjeç.