Gigi Hadid, shumë private në lidhje me gjithçka që ka të bëjë me vogëlushen e saj, të cilës s'i ka zbuluar as emrin, publikon fotot e para me të. Edhe pse portreti i bebushes nuk duket, fansat e saj e kanë shumë të qartë si duket modelja në rolin e mamit.
View this post on Instagram
Gigi, e veshur fare thjesht teksa mban të bijën 2 muajshe në krahëror përshkruan si ka qenë kjo periudhë me bebushen krah saj.
"Një dimension komplet tjetër i fjalës "lodhje" dhe "e zënë", por ajo është më e mira prandaj zbukurimet e Krishtlindjeve i nisëm që herët këtë vit."- shkruan Hadid.
Në fotot e publikuara, Gigi ndau copëza nga realiteti i saj tani. Natyrë, perëndim, atmosferë Krishtlindjesh dhe një vajzë që ka ndryshuar jetën e çiftit.
View this post on Instagram
Gigi duket se po qëndron ende në fermën e familjes së saj në Pennsylvania, aty ku u karantinua pak muaj më parë bashkë me të ëmën dhe partnerin Zyan Malik.
Lajmin e lindjes së vajzës, dyshja e konfirmoi më 23 shtator.