Celebrity

Chrissy Teigen dhe John Legend flasin për herë të parë për humbjen e bebit

Shkruar nga Anabel

24 Nëntor 2020

Chrissy Teigen dhe John Legend flasin për herë të parë

Chrissy Teigen dhe John Legend, gjatë intervistës së fundit kanë folur për herë të parë për humbjen e djalit të tyre pak kohë më parë.

Muajin e shkuar, Chrissy konfirmoi se shtatzënia e saj përfundoi pas disa komplikimesh dhe hemoragjisë që i shkaktoi humbjen e foshnjës.

Lajmin e bëri të ditur përmes disa fotosh të shkrepura gjatë momenteve të shokut, të cilat u pasuan me reagime nga më të ndryshme nga publiku.

Në intervistën e fundit, John u shpreh se ishte pafund mirënjohës që Chrissy vendosi ta ndajë publikisht historinë e saj sepse mbështetja që kanë marrë prej njerëzve ishte e jashtëzakonshme.

"Nuk ma marrte mendja që do ta përjetonim këtë lloj dhimbjeje dhe të flisnim për të, por e bëmë dhe kjo nënkupton shumë për shumë njerëz. Ishte eksperiencë e fuqishme që më bëri të mësoj shumë gjëra të reja. Jam thjesht krenar që bashkëshortja ime pati kurajon e mjaftueshme për ta bërë."

Chrissy Teigen dhe John Legend flasin për herë të parë

Ndërkohë Chrissy shtoi:

"Kam me mijëra letra që më janë shkruar. Sigurisht që kjo që kalova unë është shumë e dhimbshme për një grua, por sigurisht kur është një baba i përfshirë dhe gjithë mbështetja që kemi marrë, gjërat bëhen edhe më të lehta. Eshtë e pabesueshme."

Përsa i përket fotove të publikuara, Chrissy pranoi se fillimisht për këngëtarin ishin të sikletshme, por pjesa e komenteve negative nuk ka asnjë rëndësi për të.

Në fund të të gjithave, John pohoi se gjithë çfarë ndodhi ka shtuar dashurinë e tyre në çift.

"Thjesht di që e dua atë më shumë se çdo herë tjetër. Kemi kaluar shumë sfida bashkë dhe thjesht ajo është bërë më e fortë dhe e di mirë që kjo nuk ndodh kur gjithmonë kur njërëzit kalojnë një tragjedi."

Burimi: BuzzFeed