Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, ka zbulur se ka përjetuar abort spontan në korrik, në një artikull ku rrëfen për ndjenjat të cilat i përshkruan si një “hidhërim të padurueshëm”.
“Unë e dija, teksa shtrëngoja fëmijën e parë, se po humbja të dytin,” u shpreh Meghan në një ese për New York Times me titull “Humbjet që ndajmë”. “Pashë zemrën e burrit tim të copëtohej, teksa përpiqej të mbante copat e zemrës sime të thyer."
“Unë u ula në dysheme me Archie-n në krahë, duke dëgjuar një ninullë për të na qetësuar të dyve, por melodia e gëzuar ishte një kontrast i fortë me ndjesinë time se diçka nuk ishte në rregull,” – shprehet ajo. “Disa orë më vonë, u shtriva në një shtrat spitali, duke mbajtur dorën e bashkëshortit tim. Ndjeva butësinë e pëllëmbës së tij, i puthja dorën e lagur nga lotët tanë. Duke parë muret e bardha e të ftohta, sytë më shkëlqyen. U përpoqa të imagjinoja se si do të shërohesha.”
Dukesha më pas vazhdon:
“Humbja e një fëmije do të thotë të përjetosh një hidhërim gati të padurueshëm, të përjetuar nga shumë, por të folur nga pak. Nga dhimbja e humbjes, bashkëshorti im dhe unë zbuluam se në një dhomë me 100 gra, 10 deri në 20 prej tyre kanë përjetuar abort spontan. Megjithatë, përkundër dhimbjes së përbashkët, biseda mbetet tabu, e mbushur me turp (të pajustifikuar) që përjetëson një cikël të dhimbjes në vetmi.”
Meghan është anëtarja e dytë e familjes mbretërore që flet për një abort spontan. Në vitin 2018, mbesa e mbretëreshës, Zara Tindall, foli për vuajtjet e dy aborteve para se të kishte fëmijën e saj të dytë.
Nëntitulli i esesë së Meghan është:
“Ndoshta rruga drejt shërimit fillon me tri fjalë të thjeshta: A je mirë?”
Artikuj të rekomanduar:
- Chrissy Teigen dhe John Legend flasin për herë të parë për humbjen e bebit
- Chrissy Teigen flet për përvojën e dhimbshme dhe faktin se pse zgjodhi ta fotografonte
- Pse gratë nëpër botë po kërkojnë që fjala ‘dështim’ të mos përdoret më
- Chrissy Teigen postoi edhe pse e dinte ç’do të shkruanin njerëzit dhe kjo meriton respek