Tradhëtia

Shenja alarmante që tregojnë se jeni shumë gati të tradhtoni

Shkruar nga Anabel

25 Nëntor 2020

Shenja alarmante që tregojnë se jeni shumë gati të tradhtoni

Mund ta largoni si mendim nga vetja sa të doni, por nëse gjuha e trupit dhe gjestet ju tradhtojnë, s'ju mbetet gjë tjetër veçse ta pranoni dhe të analizoni çfarë s'shkon. Kur je gati për të tradhtuar partneren/in? Nëse e gjen veten tek pjesa më e madhe e shenjave më poshtë.

#1.

Nuk u thoni njerëzve se jeni në një marrëdhënie përveç rasteve kur ju pyesin.

#2.

I ngulni sytë të huajve sexy për një kohë të gjatë.

#3.

Po shpenzoni shumë kohë me dikë që sapo e keni njohur.

#4.

Mendoni se partneri mund të jetë duke ju tradhëtuar.

#5.

Kënaqeni më shumë kur nuk jeni me partnerin sesa kur jeni me të.

#6.

Keni një shok që s’do ta klasifikonit tamam dashuri platonike.

#7.

Fantazoni si do të ishte të ishit me dikë tjetër.

#8.

Nuk e përmendni më partnerin nëpër biseda.

#9.

Partneri nuk është i pari me të cilin doni t’i ndani lajmet e mëdha.

#10.

Fajësoni partnerin vazhdimisht për gjithçka.

#11.

I shkruani ish-ave tuaj.

#12.

Bëni sherre nga hiçi për asnjë arsye.

#13.

E dini ekzaktësisht se si do të tradhëtonit.

#14.

Jeni xhelozë sepse shoqëria rreth jush del nëpër takime me të huaj. Rrjedhimisht, ndjeni nevojën për ta bërë dhe ju!

#15.

Jeni të lumtur kur partneri largohet sepse mund të dilni nëpër club-e (nëse do të lejohej, sigurisht).

Burimi: Cosmopolitan