#1
Nëse ai imiton gjestet/lëvizjet tuaja ose mënyrën e të folurit, kjo mund të jetë një shenjë që tregon se ai është i interesuar për ju, thotë ekspertja e shëndetit seksual dhe mirëqënies, Tatyannah King.
“Ai dëshiron të fitojë besim të ndërsjelltë dhe është rehat pranë teje.”
#2
Dëshiron t’ju takojë gjatë ditës. Ai bën plane me ju jashtë orarit tipik të së premtes apo orëve të vona të natës.
Ju fton për aktivitete si një shëtitje pasdite, një piknik apo takim i thjeshtë në kafene.
#3
Ai ju fton në festa familjare dhe është gati të flasë për ju me nënën e tij, duke dashur t’ju integrojë në familjen dhe rrethin e tij shoqëror. Sigurisht, kjo “shenjë” ndodh zakonisht pas një stadi të caktuar të njohjes suaj.
#4
Mban mend detaje të vogla nga gjërat që i keni thënë, ose që ai i ka vënë re.
#5
Ju inkurajon të bëni diçka që keni dashur gjithmonë ta bënit. Ju motivon dhe është mbështetës në dëshirat dhe planet tuaja.
“Nëse dikush i bën këto, ai ka interesin tuaj më të mirë në zemër”, shprehet King.
#6
Është gjithnjë i gatshëm të bëjë plane me ju për një udhëtim apo thjesht për të kaluar pushimet së bashku.
#7
Kur je me të dhe bën foto, ai nuk e ka problem të jetë pjesë e tyre apo të shpërndajë foto me ty.
#8
Nuk thotë kurrë që “jeni takuar shumë shpesh dhe i duhet pak pushim” apo diçka të ngjashme. Përkundrazi, është gjithmonë i gatshëm të jetë me ju.
#9
Përpiqet t’i bëjë gjërat interesante për ju. Ndonjë surprizë e vogël, një vend i ri apo një darkë romantike përgatitur nga ai.
#10
Ta bën të qartë se s’të sheh si shoqe dhe se ju nuk po flisni vetëm si miq.
#11
S’e ka problem të të shkruajë dy herë rrjesht, edhe nëse ia ke lënë “seen”. Madje, ai nuk e vë re fare se sa herë të shkroi.
#12
Shpesh shpreh dëshirën që t’i bëni bashkë punët e ditës. Për shembull, të bëni pazar bashkë në supermarket apo aktivitete të tjera të përditshme.
#13
Nuk ka frikë të thotë: “Më mungon”. Ka kaluar shumë kohë pa folur apo kanë kaluar ca ditë pa u parë? Ai do t’ju thotë se e mori malli sepse do t’ju vërë në dijeni se ju ka qejf.
#14
Ju ngacmon me prekje të vogla, duke vendosur duart në shpatullat tuaja, duke ju mbajtur dorën apo duke vendosur dorën e tij në belin tuaj. Prekje të vogla, që janë ndër shenjat më të qarta që ai ju pëlqen.
#15
Kur jeni bashkë, ai nuk e sheh thuajse fare telefonin e tij. Është i gjithi i fokusuar tek ju, çdo gjë tjetër mund të presë.
#16
Ju tregon gjëra që atij i pëlqejnë vërtet shumë, si këngët e tij të preferuara, seriali më i mirë etj.
Burimi: Cosmopolitan