Celebrity

Humbja e fëmijës së dytë: Familja mbretërore në krah të Meghan dhe Harry-it

Shkruar nga Anabel

26 Nëntor 2020

Humbja e fëmijës së dytë: Familja mbretërore në

Dje, The New York Times publikoi rrëfimin e Meghan Markle rreth humbjes së fëmijës së dytë pak kohë më parë. Aty, dukesha përshkroi se sa shumë e rëndësishme është të kujdesemi për njëri tjetrin dhe sa shumë fuqi ka brenda fjalisë "A je mirë?!"

Përveç çiftit, lajmi i abortit spontan shqetësoi gjithë familjen mbretërore. Sipas The Daily Beast, princ Harry e ndau lajmin e humbjes së bebit me familjen dhe mbretërorët e tjerë kanë qenë gjatë gjithë kësaj kohe në mbështetje të Meghan-it.

"Princ Charles i ka mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe të vështirë për ta. I gjithë pallati mbretëror ka qenë shumë i trishtuar për Meghan dhe Harry-n."

Gjithsesi, burime pranë familjes bëjnë me dije se as mbretëresha asnjë nga pjesëtarët e tjerë nuk do ta komentonin publikisht një ngjarje të tillë, duke e quajtur si "shumë personale" atë çfarë ndodhi.

“Humbja e një fëmije do të thotë të përjetosh një hidhërim gati të padurueshëm, të përjetuar nga shumë, por të folur nga pak. Nga dhimbja e humbjes, bashkëshorti im dhe unë zbuluam se në një dhomë me 100 gra, 10 deri në 20 prej tyre kanë përjetuar abort spontan. Megjithatë, përkundër dhimbjes së përbashkët, biseda mbetet tabu, e mbushur me turp (të pajustifikuar) që përjetëson një cikël të dhimbjes në vetmi.”- shkruhet në esenë e Markle.

Meghan ishte anëtarja e dytë e familjes mbretërore që flet për një abort spontan. Në vitin 2018, mbesa e mbretëreshës, Zara Tindall, foli për vuajtjet e dy aborteve para se të kishte fëmijën e saj të dytë.