Fillimisht, si përhapet virusi dhe pse ka rëndësi ta dimë këtë
Ekspertët bien dakord që Covid-19 përhapet kryesisht përmes spërklave të frymëmarrjes. Nëse keni Covid-19, ka gjasa që kur kolliteni, bisedoni ose tështini, t’i transmetoni këto spërkla te të tjerët. Spërklat mund të bien te sytë, hunda dhe goja e dikujt tjetër. Kjo është arsyeja pse përdoret maska – që të mos lejojë përhapjen e Covidit te njerëzit e tjerë.

Maskat N95 dhe ato kirugjikale
Të dyja maska, N95 dhe ato kirurgjikale, janë disa nga maskat më efektive për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së Covid-19, sugjerojnë hulumtimet. Në veçanti, maskat N95 mund të mbrojnë si personin që e mban ashtu edhe ata përreth, shpjegon Mayo Clinic. Kjo ndodh për shkak të sasisë më të vogël të ngarkesës virale që hyn në organizëm kur mbajmë maskë.

A duhet shtuar maskë tjetër nëse mbajmë maska kirurgjikale ose N95?
Për shkak se maskat N95 dhe ato kirurgjikale janë të dyja mjaft efektive, shtimi i një maske të dytë nuk do të shtojë domosdoshmërisht më shumë mbrojtje.

Po për maskat e tjera?
“Kur bëhet fjalë për maskat-rrobë "sa më shumë shtresa, aq më mirë", tha për Self Tania Elliott, një imunologe në NYU Langone Health.

Tjetër
Nëse keni një maskë N95, mund ta vendosni një maskë kirurgjikale sipër, e cila kushton më pak. Kështu e ruani maskën N95 dhe ndërroni vetëm atë kirurgjikale. Kini kujdes që të mos bllokoni frymëmarrjen.

Përfundimi
Vetëm një maskë efektive ka të ngjarë të jetë e mjaftueshme për shumicën prej nesh - për sa kohë e përdorni si duhet.
Burimet: Self, NPR.org, Healthline