Si jetojmë

Adoleshentët po e marrin seriozisht Covidin: Ja pse

Shkruar nga Anabel

28 Nëntor 2020

Adoleshentët po e marrin seriozisht Covidin: Ja pse

Adoleshentët dhe të rinjtë, përgjithësisht, njihen për prirjen për t’u përfshirë në sjellje më të rrezikshme. Kjo mund t’i bëjë ata një grup që del kundër këshillave të shëndetit publik, të cilat synojnë të parandalojnë pandeminë. Por një sondazh i Harris Insights & Analytics nxjerr në pah se nuk është ky rasti.

Referuar të dhënave, sondazhi i Harris thekson se adoleshentët e kanë marrë shumë seriozisht pandeminë, mbajnë maskën dhe janë të informuar për rreziqet e sëmundjes. Fakti që adoleshentët e kanë marrë pandeminë të paktën po aq seriozisht sa gjeneratat e tjera është befasues, mirëpo hulumtimet në lidhje me trurin e adoleshentëve mund të shpjegojë pse.

Truri i adoleshentëve, i vendosur përballë shpërblimeve dhe pasojave të panjohura, priret drejt shpërblimeve, sipas një studimi të vitit 2012 të Yale School of Medicine. Por kjo ndodh vetëm kur rreziqet janë të panjohura. Sapo adoleshentët informoheshin plotësisht për rreziqet e sakta që lidheshin me një vendim, ata qëndronin po aq larg rrezikut sa edhe të rriturit.

Dan Sneider-Cott, një punonjës social tha për Healthline: “Ne e dimë nga studimet e zhvillimit të trurit që pjesa e përparme e trurit, ku ndodh vendimmarrja, nuk lidhet me pjesën tjetër plotësisht deri në fillim të të 20-ave. Por, në përgjithësi, ky brez është i informuar dhe i shqetësuar për shkak se lexon nëpër rrjete sociale dhe e merr seriozisht pandeminë.”

Ky grup, për pjesën më të madhe, është më i vetëdijshëm, ka njohuri më të mëdha dhe është serioz në lidhje me parandalimin e sëmundjes dhe të jetuarit e një jete të shëndetshme.

Burimi: Healthline