Shqipëria

Si është situata e Covid-19 në vend

Shkruar nga Anabel

29 Nëntor 2020

Si është situata e Covid-19 në vend

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 835 raste të reja nga 2253 testime ndërsa 11 të tjerë kanë humbur jetën, por si ka qenë situata e Covid-19 në vend?

Në 27 nëntor, në vend u regjistruan 18 viktima, e ndërsa dje 28 nëntor numri i tyre ishte 16.

Ndonëse numri i viktimave ka qenë në ulje gjatë ditëve të fundit, numri i rasteve pozitivë vijon të mbetet shqetësues.

Si është situata në spitalet Covid?

Tre ditë më parë ishin 463 pacientë në spitale, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Dje, është vënë re një rritje e numrit të të shtuarëve me 8 qytetarë, duke e çuar numrin në 471 pacientë, e ndërsa të shtruarit në terapi intensive në 27, duke e çuar kurbën në rritje.

Përsa i përket të shëruarëve, qytetarët llogariten automatikisht të tillë pas 14 ditësh nga data e zbulimit të Covid-19.

Burimi: Abc News