Showbiz dhe TV

Capital T e vlerëson Ardian Bujupin si artist, por thotë se ‘nuk ka qenë maksimalisht mirënjohës'

Shkruar nga Anabel

30 Nëntor 2020

Capital T e vlerëson Ardian Bujupin si artist, por thotë se ‘nuk

I ftuar në “Shiko kush luan” pak kohë më parë, i pyetur për artistin/en që ka marrë më shumë famë nga ai, Capital T u përgjigj me emrin e Ardian Bujupit. Në një intervistë me Meriton Mjekiqin në “Gjoni Black”, Capitali theksoi se e vlerëson shumë Ardianin si artist, mirëpo nga ana tjetër, shtoi se para bashkëpunimit të tyre në këngën “Andiamo”, Bujupi nuk gëzonte këtë sukses në tregun shqiptar.

“Është shumë artist i mirë, është shumë punëtor dhe unë e vlerësoj shumë. Mirëpo kënga ‘Andiamo’ e ka çuar në tjetër nivel në tregun shqiptar. Unë nuk po them, është edhe meritë e tij, sepse edhe ai ka punuar me atë këngë; ka bërë organizimin, klipin. Është kënga e tij, unë kam qenë mysafir. Mirëpo për tregun tonë, unë kam bërë hite në 2017-n një pas një edhe ‘Andiamo’ ka ardhur në kohën e duhur.”

I pyetur nëse është mirënjohës Ardiani, Capitali u shpreh:

“Ardiani është shumë djalë i mirë, por fatkeqësisht nuk e ka treguar maksimalisht veten si mirënjohës për këtë bashkëpunim. S’ia ka ditur vlerën aq shumë sa realisht i ka dhënë input në karrierën e tij. Atë kohë kur ka qenë ‘Andiamo’, Ardiani nuk ka pasur hit më të madh. Pas asaj ka bërë këngë të mira, ka bërë hite të tjera. Jo vetëm atij, edhe mua ma ka dhënë një push [shtysë, më shumë sukses], por atij definitivisht ia ka dhënë një push më shumë në tregun shqiptar. S’ka pasur aq shumë koncerte, s’ka pasur hite në tregun tonë. Kështu që ai ka mbajtur atë qëndrimin e vet ‘Unë jam star-i i Gjermanisë’.”

Në vijim të intervistës, reperi shtoi se “Ardiani mbetet artist i mirë” dhe me gjasë gjërat mes tyre do të rregullohen.

“Prapëseprap unë s’kam asgjë kundër kësaj; unë jam rritur me disa parime të tjera. Nëse një njeri ma jep dorën, unë jam përjetësisht falenderues para atij. Kështu jam rritur. Mendoj që ndoshta Ardiani ka qenë i zënë me projekte, s’i ka kushtuar shumë rëndësi kësaj pjese, por kur ta dëgjojë këtë intervistë besoj që kanë për t’u sqaruar gjërat dhe do të jemi cool. Eshtë artist i mirë, mua më pëlqen, por realiteti duhet të flitet.”

Poll