KORONAVIRUS

I pari në Europë: Kritikohet spitali për të infektuarit me Covid me vlerë €100 milionë

Shkruar nga Anabel

2 Dhjetor 2020

I pari në Europë: Kritikohet spitali për të infektuarit me

Autoritetet spanjolle ndërtuan një spital të ri për të infektuarit me Covid-19 në Madrid, vlera e të cilit shkoi në 100 milionë euro.

Godina prej 80,000 metrash katrorë për momentin funksionon me vetëm një pjesë të saj, saktësisht 240 shtretër. Ndërkohë autoritetet rajonale kanë regjistruar si vullnetarë vetëm një të gjashtën e punonjësve të nevojshëm. Mirëpo, pavarësisht teknologjisë moderne, spitali është kritikuar nga sindikatat e punëtorëve.

I pari në Europë: Kritikohet spitali për të infektuarit me

Sindikatat thonë se paratë duhet të kishin shkuar në sistemin ekzistues të shëndetit publik. Kritikët thonë se projekti ishte i panevojshëm pasi shtrimet në spital në Spanjë janë reduktuar. Nëpër media, godina po cilësohet si "spitali €100 milionë, pa pacientë dhe staf".

“Më vjen keq për kritikat. Ne po shpëtojmë jetë,” tha Isabel Diaz Ayuso, presidentja rajonale në Madrid për spitalin e parë të këtij lloji në Europë.

I pari në Europë: Kritikohet spitali për të infektuarit me

Shkalla e infektimit 14-ditor në rajonin e Madridit ka rënë nga 500+ raste për 100,000 banorë në tetor në 236 të hënën, e cila është nën mesataren e vendit. Spanja ka regjistruar më shumë se 1.6 milion raste me Covid-19 dhe mbi 45,000 vdekje për shkak të koronavirusit.

Burimet: Euronews