Vogëlushi i princ Harry-it dhe Meghan Markle, Archie Harrison është 1 vjeç e gjysmë, por prindërve ju duket si kohë e pafundme nga jeta e re e jetuar me të. Për princin, jeta pas lindjes së bebit ka qenë një "rrugëtim i mrekullueshëm" pasi i ka ndryshuar krejtësisht filozofinë e jetës.
"Momentin që bëhesh baba, çdo gjë rreth teje ndryshon. Ti fillon dhe mendon se cili është kuptimi i sjelljes në jetë të një njeriu të vogël në këtë botë. Në s'mund t'ju vjedhim atyre të ardhmen, thjesht s'mundemi. S'është kjo detyra jonë. Gjithmonë kam besuar se fatmirësisht ne mund ta lëmë këtë botë një vend më të mirë nga çfarë gjetëm kur erdhëm."
View this post on Instagram
Komenti i Harry-it vjen pas esesë të shumë përfolur të bashkëshortes së tij në Neë York Times, ku përshkroi dhimbjen e madhe të humbjes së fëmijës së dytë.
“Unë u ula në dysheme me Archie-n në krahë, duke dëgjuar një ninullë për të na qetësuar të dyve, por melodia e gëzuar ishte një kontrast i fortë me ndjesinë time se diçka nuk ishte në rregull,” – shprehet ajo. “Disa orë më vonë, u shtriva në një shtrat spitali, duke mbajtur dorën e bashkëshortit tim. Ndjeva butësinë e pëllëmbës së tij, i puthja dorën e lagur nga lotët tanë. Duke parë muret e bardha e të ftohta, sytë më shkëlqyen. U përpoqa të imagjinoja se si do të shërohesha.”- rrëfeu Markle, pak muaj pas abortit spontan.