Përveç të tjerave, moda ka fuqinë ta shndërrojë një trend nga të shëmtuar në "cool" brenda natës! Sigurisht që ju kujtohen crocs-at e shumë komentuara si qesharake apo të shëmtuara. Në 2021-in do t'i shihni kudo dhe ndoshta me sy tjetër!
Blogeret krejt papritur kanë nisur të kombinojnë këtë lloj këpucësh me xhaketa të plota, fustane apo edhe pulovra, pa u menduar gjatë nëse duken qesharake me veshjen apo jo.
Në fakt, siç mund ta shihni dhe nga fotot, veshja duket super stil ndonëse ngjyrat janë goxha të guximshme.
Nëse deri sot i kishit menduar si "sandale perfekte" për në plazh, filloni t'i shihni ndryshe. Në 2021-in do të shëtisim kështu rrugëve të qytetit!
Burimi: Who What Wear