Italia regjistroi gati 1,000 vdekje për vetëm 24 orë të enjten, duke thyer rekordin e saj të mëparshëm ditor të vendosur në kulmin e valës së parë të pandemisë në mars.
Sipas autoriteteve shëndetësore italiane, 993 vdekje të lidhura me koronavirusin u regjistruan në një ditë të vetme, ndërkohë që në Mbretërinë e Bashkuar 414 njerëz ndërruan jetë. Britania e Madhe ka më shumë vdekje për 100,000 banorë sesa vendet e tjera më të goditura.
"Nuk mund të themi se jemi në një situatë të qëndrueshme në të gjithë rajonin për momentin," tha në një konferencë për shtyp Dr. Catherine Smallwood nga Programi i Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së.
Rajoni europian i OBSH-së, i cili përfshin edhe disa vende aziatike, përbën 40% të rasteve globale, tha Dr. Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën, duke paralajmëruar se rastet në rritje në Europën Qendrore dhe Jugore janë "shqetësuese". Vendet e tjera të Ballkanit dhe të rajonit të Kaukazit gjithashtu po përjetojnë rritje të rasteve, tha Dr. Smallwood .
Ekspertët në OBSH paralajmëruan se Covid "nuk është zhdukur" dhe "nuk do të zhduket".
"Gjatë periudhave të pushimeve të Krishtlindjeve dhe dimrit ka një shumë real që koronavirusi të bëhet edhe më shumë problem teksa njerëzit do të grumbullohen", shtoi Dr. Smallwood në konferencë.
Artikuj të rekomanduar:
- Së shpejti, kjo certifikatë do të jetë më e rëndësishme se pasaporta
- Vaksina mund të mbërrijë në Shqipëri në janar
- CDC shkurton ditët e vetë-karantimit: Jo më 14 ditë!
- Moment historik për pandeminë: Miratohet vaksina e parë në Mbretërinë e Bashkuar
- 6 mënyra për të mbrojtur veten kur dikush në shtëpinë tuaj ka Covid-19
- Dosjet e papublikuara 'Wuhan': Çfarë dinte Kina për pandeminë, por nuk ia tha botës
- Nga dëmtimi i organeve të lodhja kronike: Pasojat e mundshme të post-Covidit
Burimi: Euronews