Harry & Meghan Speciale

Princ Harry shkoi për të blerë pemën e Krishtlindjeve, por e ngatërruan me punonjësin

Shkruar nga Anabel

4 Dhjetor 2020

Princ Harry shkoi për të blerë pemën e Krishtlindjeve, por e

Ndodh që edhe princ Harry-n ta ngatërrojnë me një punonjës të thjeshtë, kështu që mos u habisni nëse një ditë ju drejtohen padashje me "Si urdhëroni Madhëria juaj"! 

Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë parë duke blerë një pemë Krishtlindjesh për të dekoruar shtëpinë e re në Montecito. Çifti i famshëm i shpëtoi vëmendjes së njerëzve, por jo syve të një djali të vogël që gabimisht ju afrua princ Harry-it duke menduar se ai punonte atje.

"Meghan dhe Harry erdhën sot në punën time dhe ne i shitëm pemën e tyre të Krishtlindjeve. Një djalë i vogël që ndodhej atje bashkë me familjen e tij, u shkëput prej tyre, nisi të vraponte mes pemëve dhe iu drejtua Harry-it duke e pyetur nëse punonte aty, pa e ditur se kujt po i fliste."- shkruan një prej punonjsve në Tëitter.

Edhe pse punonjësi nuk dha asnjë detaj rreth reagimit të Harry-it, burime për Elle bëjnë me dije se çifti u soll shumë natyrshëm me vogëlushin dhe gjithë të tjerët që u ndodhën atje.

Dyshja, bashkë me vogëlushin 19-muajsh, po mendon t'i kalojë festat e fundvitit në shtëpinë e re në California.

Burimi: People